Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mashtrim i madh në Drilon, rrezikohet trashëgimia/ Fatmir Bektashi shet apartamente në ajër, pa leje, në zonë të mbrojtur

10:39 24/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ndërtimet e paligjshme dhe betonizimi po rrezikojnë një nga zonat më të bukura dhe më të mbrojtura të Shqipërisë. Në qendër të këtij skandali është biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i dhëndrit të Sali Berishës, i cili ka nisur të shesë apartamente në Drilon, Pogradec, pa asnjë leje ndërtimi, në një zonë që gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Projekti i promovuar nga kompania ndërtimore “Kontakt”, ku Bektashi është ortak, quhet “Pyjet e Drilonit” dhe po reklamohet online si “shtëpia e ëndrrave në zemër të natyrës”. Njoftimet nxisin qytetarët të rezervojnë apartamente me çmime që nisin nga 1,000 euro, ndonëse në realitet ndërtimi në këtë zonë jo vetëm që nuk ka nisur zyrtarisht, por nuk ka marrë asnjë leje.

Bashkia e Pogradecit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) e kanë mohuar zyrtarisht ekzistencën e një lejeje ndërtimi për këtë projekt. AKZM thekson se Parku i Drilonit ndodhet në një “Peizazh të Mbrojtur Ujor/Tokësor”, i shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave më 25 shtator 2024, dhe është pjesë e zonës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

AZHT sqaroi se vetëm më 8 shkurt 2025 është depozituar një aplikim nga kompania “Kontakt” për ndërtimin e një kompleksi me godina banimi deri në 12 kate, por nuk ka ende asnjë vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU). Pavarësisht kësaj, shitja e apartamenteve ka nisur, ndërkohë që kompania refuzon të japë informacion. Një përfaqësues i saj i tha Citizens.al se “projekti është miratuar nga UNESCO” – një pohim i pavërtetë, pasi UNESCO nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar projekte ndërtimi; këtë detyrë e kanë institucionet shqiptare.

Ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Drilonit kanë nxitur reagime të forta nga ekspertët. Ekonomisti Pano Soko paralajmëron se në mungesë të shtetit ligjor, qytetarët që rezervojnë apartamente rrezikojnë të humbin paratë pa marrë kurrë banesën. “Ka pasur raste ku njerëzit kanë paguar dhe ndërtimi nuk është bërë asnjëherë”, thotë ai.

Inxhinieri Arian Merolli, pjesë e grupit që punoi për përfshirjen e liqenit të Ohrit në UNESCO, denoncon raportimet e rreme të autoriteteve shqiptare ndaj UNESCO-s. “Ne i kemi dërguar çdo vit raporte që thonë ‘nuk ka ndërtime’, ndërkohë që e dimë që po bëhen. Kemi humbur seriozitetin si shtet”, shprehet ai.

Merolli thekson gjithashtu se ndërtimet e pakontrolluara kanë çuar tashmë në tharjen e disa prej burimeve të Drilonit, duke rrezikuar një ekosistem të rrallë dhe vlera të jashtëzakonshme natyrore. “Nëse ndërton ngjitur me një zonë trashëgimi botërore, ti e ke dëmtuar vlerën universale të saj”, paralajmëron ai.

Në sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u zhvillua në korrik 2025, u propozua për herë të tretë që Rajoni i Ohrit të futet në Listën e Trashëgimisë në Rrezik, për shkak të ndotjes dhe ndërtimit të pakontrolluar. Më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile nga rajoni dhe Europa nënshkruan një letër alarmuese që thekson dështimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zbatuar rekomandimet e UNESCO-s.

Për momentin, Komiteti vendosi t’u japë edhe një mundësi të fundit: qeveritë kanë afat deri më 1 shkurt 2026 për të dorëzuar një raport mbi masat korrigjuese. Nëse kjo nuk ndodh, në sesionin e 48-të në vitin 2026, Liqeni i Ohrit pritet të përfshihet zyrtarisht në listën e vendeve të rrezikuara.

Ndërkohë, në Shqipëri, një ndërtues i lidhur me elitën politike, si Fatmir Bektashi, shet apartamente në një zonë të mbrojtur, pa leje, me bekimin e heshtur të institucioneve. A do të zgjedhë Shqipëria trashëgiminë dhe natyrën, apo do të mbysë edhe Drilonin në beton?

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.