Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masat kufizuese në Greqi/ Selaniku dhe Serres-i në ‘Lock-Down’ të plotë, Athina drejt…

10:47 03/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Koronavirusi duket se e ka detyruar edhe fqinjin tonë Jugor që të shkojë me vetëdije drejt masave ekstreme të izolimit dhe bllokimit, me qëllim vënien nën kontroll të situatës.

Kështu, nga sot Greqia, është nën masa kufizuese teksa qyteti i dytë më i madh i vendit, Selaniku, i është rikthyer “Lock-Down”-it të plotë. Po ashtu edhe qyteti verior i Serres ka hyrë në izolim të plotë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Vendimi ministror i botuar sot në Fletoren Zyrtare që hyn urgjentisht në fuqi parashikon:

Nuk lejohet qarkullimi nga ora 21.00-05.00, rikthehet qarkullimi i kufizuar dhe me mesazh sms.

Mësime me platforma elektronike për nxënësit e gjimnazit (liceut grek) dhe universitetet, hapur shkollat fillore deri në klasën e 9-të.

Makinat me shoferin dhe një pasagjer dhe vetëm nëse justifikohet prezenca e fëmijës.

Ndalohet qëndrimi në ambiente të jashtme, përveç veprimeve të detyrueshme dhe madhore, të përcaktuara me sms paraprakisht. Arsyet e lejuara janë:

-Vizitë në mjek ose farmaci, për çështje shëndetësore

-Blerje dhe pajisje me ushqime dhe sende në supermarket

-Lëvizje drejt punës, me dokument nga punëdhënësi

-Shërbime të sektorit publik, që nuk kryhen me platforma elektronike

-Ushtrim fizik me orar të kufizuar, shëtitje e kafshëve shtëpiake

-Vizitë tek njerëz në nevojë, të moshuar etj.

-Pjesëmarrje në ceremoni (varrime etj.) siç parashikohet rregullorja në vendimin e mëparshëm, me distancë dhe numër të kufizuar pjesëmarrësish.

-Ritualet fetare kryhen në kisha pa besimtarë, në varrime lejohen deri në 9 të pranishëm.

Ndalohen fluturimet drejt dhe nga Selaniku, përveç për arsye madhore, të justifikuara me dokumentacion.

Ndalohet qarkullimi jashtë Selanikut dhe Seres, me tren, autobus, apo automjete private, përveç për arsye madhore apo kategori të caktuara, si mjekët, ushtarakët, diplomatët, Frontex.

Vijojnë të funksionojnë:

Tregëtia me shumicë, industria, hotelet dhe kopshtet dhe shkollat fillore deri në klasën e 9-të.

Demonstratë kundër lockdown të përgjithshëm dje në Selanik, në kullën e bardhë, nga rreth 100 të rinj, që kundërshtojnë masat e rrepta, duke kërkuar elasticitet dhe fuqizim të sistemit shëndetësor. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, duke i larguar refuzuesit e maskës dhe shpërndarë turmën. Selaniku disponon ndër kampet më të mëdha studentorë, me rreth 80.000 çdo vit, një nga faktorët që ka ndikuar shumë në rritjen masive të të infektuarve dhe përhapjen e covid-19.

Zëdhënësi i qeverisë greke nuk ka përjashtuar mundësinë e një lockdown të plotë të Greqisë, nëse nuk ka ulje të shifrave të të infektuarve, ndërkohë që nëse masat e mini-lockdown në Athinë nuk përmirësojnë situatën, parashikohet zgjerim i vendimit edhe për Atikën.

Nga sot ka hyrë në fuqi mini-lockdown edhe në kryeqytetin grek si dhe zonat e konsideruara të rrezikshmërisë së lartë. Ndryshe nga veriu i Greqisë, në Athinë përkufizimet janë akoma më të lehta, me qarkullimin të ndalohet vetëm në orët 24.00-05.00.

Masat që zbatohen nga dita e sotme e për dy javët e ardhshme, deri në një rishqyrtim të situatës janë:

Kudo përdorim i maskës, mësime në platforma elektronike për universitetet, punësim i detyruar i 50% të punonjësve në sektorin publik dhe privat (gjoba për punëdhënësin privat është 3000 euro, në rast të kundërt).

Në Atikë dhe zonat e kuqe të vendit, nga sot në njësitë shitëse lejohet 1 person në 10 m2, një pasagjer dhe shoferi në automjete, me 50% të pasagjerëve mjetet e transportit publik, mbyllen restorantet, kafenetë, muzetë, ambientet kulturore, palestrat e mbyllura, teatrot, kinematë, këndet e lojërave për fëmijë.

Ritualet fetare do të kryhen me deri në 9 besimtarë në kishë. Distancë 1.5 m në çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas ka deklaruar se thirrjet e mëparshme për respektim të distancës dhe përdorim të maskës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Sistemi shëndetësor ka shumë presion, masat janë të domosdoshme para rrëzimit total.

Stelios Petsas nuk ka përjashtuar mundësinë e një lockdown total në Atikë, apo edhe në të gjithë Greqinë, ndërsa specialistët grekë deklarojnë se sipas të dhënave të deritanishme, masat kufizuese do të jenë të pranishme deri edhe në muajin mars 2021.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: greqikufizimemasaSelaniku

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para

Zgjedhjet kaotike në SHBA/ Sot vendoset fitorja mes republikanëve dhe demokratëve

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English