Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masakruan 50-vjeçaren në Mallakastër, motra e viktimës kërkon pushkatimin e autorëve: Do futemi në vëllavrasje

09:42 14/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Motra e Drita Saliaj, e cila u mbyt nga tre të rinj në Gjerbës të Mallakastrës dhe u hodh në rezervuar, kërkon drejtësi.

Dallëndyshe Kajo është shprehur për “Faxnews”, se autorët duhet të pushkatohen.

Kajo ka thënë se shteti duhet të veprojë, përndryshe familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje.

“Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan. Çfarë kërkuan ata nga motra ime? T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje. Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”, është shprehur ajo për Fax News.

Për këtë ngjarje të rëndë, gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, Ervis Zotaj, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj, i cili është nipi i burrit të viktimës.

Të pandehurit përpara gjykatës kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Më i madhi prej tyre, Ervis Zotaj, shprehet se nuk i njeh dy adoleshentët dhe nuk është takuar me asnjërin prej tyre.

Përsa i përket krimit, ai thotë se nuk ka gisht, pasi atë ditë ka qenë tek motra e tij, e cila jeton në një fshat tjetër.

Më e rënda nga dëshmitë është ajo e Sindi Shehajt.

Ky i fundit është shprehur se të rinjtë kanë shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë një pako me hashash.

Sipas adoleshentit, ata janë përplasur me 50-vjeçaren, përsa i përket çmimit, pasi kërkonin ta merrnin me 50 euro, ndërsa viktima ka kërkuar 200 euro.

Gjithashtu Shehaj pretendon, se Zotaj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën, përpara se ta vriste.

Luis Saliaj nga ana tjetër, thotë se ka qenë duke i pritur shokët jashtë dhe nuk ka parë asgjë nga vrasja e të afërmes së tij.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë, përshkruhen me imtësi ambientet ku ndodhi vrasja, ndërsa viktima është gjetur e zhveshur në rezervuar nga mesi e poshtë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drita saliajmallakastervrasje

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

I thyen xhamin gjatë natës, sulmohet makina e gazetarit në Lezhë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English