- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMasakra në Vlorë, identifikohen viktimat (Emrat)

Masakra në Vlorë, identifikohen viktimat (Emrat)

- Reklamë -spot_img

Mësohen identitetet e viktimave të atentatit mafioz në Vlorë. Bëhet fjalë për Shpati Lenën, 37 vjeç dhe Hakim Xhezon, 34 vjeç. 2 viktiimat udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz’ i cili është masakruar nga breshëria breshëria e plumbave të 3 kallashnikovëve, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMË” me targa italiane, e cila u gjet e djegur në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Ndërkohë pas identifikimit të viktimave policia ka shtruar hakmarrjen si pistë kryesore për këtë ngjarje, pasi Shpati Lena dhe Agim Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër, ku një biznesmen u vra për një kalë. Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje viktimat ruheshin nga hasmëria dhe lëviznin me makina të blinduara, por ditën e sotme atentatorët kanë gjetur pikën e dobët duke i goditur. Ditën e sotme ata nuk e kanë menduar se do të identifikoheshin me mjetin që po përdornin, por autorët që dyshohet se kanë qenë me pagesë, e kanë mirëorganizuar atentatin duke u marrë jetën në vend pasi u zbrazën të paktën 60 plumba kallashnikovi mbi makinë. Ndërkohë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, trafiku është rënduar së tepërmi, duke vështirësuar dhe mbërritjen e ambulancës së morgut për të tërhequr trupat e pajetë.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë