Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Masakër” në Burrel/ Agron Malaj s’njeh limite, i dhuron vëllait edhe hidrocentralin

22:53 18/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ish-gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj që për të pastruar emrin u bë palë me qeverinë Rama dhe pranoi t’i shërbejë, ka dalë në një tjetër skenë skandaloze dhe abuzuese që rëndon mbi supet e qytetarëve e banorëve të fshatrave në Burrel.

Kryebashkiaku nuk mjaftohet me dhuratat për vëllain e tij. Pas “La Brisës”, skandali thellohet teksa emisioni investigativ “Piranjat” zbulon se ai i ka dhënë vëllait të tij edhe hidrocentralin për të grabitur burimet ujore të zonës së Burrelit e kështu duke asgjësuar florën dhe faunën atje.

Zbulohet se në fakt vëllai i kryebashkiakut është thjesht administrator i kompanisë ARM ose ndryshe “Agron Rifat Malaj”, praktikisht kompania personale e kryebashkiakut të Burrelit.  

Ndërkohë që Malaj mendon të cilën pjesë pa leje t’i bëjë dhuratë vëllait të tij, prapaskenat e këtij rasti abuzues janë të trishta për banorët e kësaj zone. (lexo këtu)

Rrugët e fshatit Frankth janë lënë në mëshirë të fatit. Pesë familje në këtë fshat më saktë në lagjen Ballsh, sakrifikojnë çdo ditë për të çuar të vegjëlit e tyre në shkollë.

Në këtë zonë të thellë malore, 8 fëmijë ecin në këmbë drejt Burrelit, ku ndodhet shkolla që shkojnë çdo ditë. Maratona e tyre e përditshme përfshin 3 orë vajtje dhe 3 orë kthim, ndërsa rrugët janë jo vetëm të pakalueshme por dhe shumë të rrezikshme.

Pavarësisht se në qendër të fshatit kanë shkollën, që do të ishte më e favorshme nga distanca për t’u frekuentuar, sepse rruga automobilistike që do të lidhte fshatin e tyre Frankth me shkollën është inekzistente.

Rasti i “La Brisa”

Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme. (lexo këtu)

Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme.

Ky biznes është i ndarë mes dy aksionerëve dhe Tivari gëzon 40 për qind të aksioneve. Por, ndaj pronarit të vërtetë të këtij hoteli ka nisur një hetim nga SPAK, për trafiqet e drogës e pastrimin e parave ku dhe anëtarë të tjerë që janë pronarë kanë “tentakula”, vjedhjen e fondeve, shpërdorimin e veprimtari të tjera korruptive të Bashkisë Tiranë.

Tivari nga ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë është kthyer në sipërmarrës që menaxhon investime në miliona euro. Në total në emër të tij, janë regjistruar në QKB 8 subjekte private të cilat pritet të verifikohen nga SPAK.

Fatura është prerë nga subjekti “La Brisa” në 25 shtator 2023, ndërsa është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në 9 janar 2024. I vetmi biznes që tatimet i japin lekë dhe nuk i vendosin gjobë.

Ambientet e hotelit janë shfrytëzuar nga administrata e Tatimeve për trajnime, seminare dhe pushime gjatë sezonit të verës së vitit 2023. Dhe shuma prej 83 milionë e 900 mijë lekë të vjetra është arkëtuar në llogaritë e subjektit “La Brisa”.

“Zinxhiri” i abuzimit vazhdon me tenderë publikë. Pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin famshëm, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, subjekti “ABG Ndërtim” me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.

Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: agron malaj

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English