Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

16:13 15/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e Martaneshit, në rrethin e Bulqizës, kanë protestuar kundër devijimit të ujit të liqenit të Sopes, një burim natyror që prej shekujsh u ka shërbyer fshatrave të zonës për jetesë. Ata e konsiderojnë ndërhyrjen si një rrezik serioz për ekzistencën e komunitetit, duke e cilësuar ujin e Sopes si “arterien kryesore të jetës” për këtë krahinë malore.

Sipas banorëve, kompania “Teodori 2003” po devijon rrjedhën e ujit për të prodhuar energji elektrike në një hidrocentral të ri në njësinë administrative të Zerqanit. Ky proces, sipas tyre, pritet të lërë pa ujë të pijshëm dhe për ujitje pesë fshatra të Martaneshit, duke prekur drejtpërdrejt mbi 2 mijë banorë.

Në protestë, qytetarët ngritën shqetësimin se pa këtë burim natyror, jeta e tyre bëhet e pamundur. “Pa ujin e Sopes nuk ka bujqësi, nuk ka blegtori, nuk ka jetë. Është krim të na e marrin ujin për ta kthyer në fitim për pak njerëz,” u shprehën disa prej protestuesve. Ata e cilësuan ndërhyrjen si një krim mjedisor dhe social, që jo vetëm dëmton banorët, por rrezikon edhe ekosistemin e liqenit dhe faunën e zonës.

Martaneshi është një nga zonat më të varfra të Bulqizës, ku banorët jetojnë kryesisht nga bujqësia dhe blegtoria. Uji i Sopes shfrytëzohet jo vetëm për të pirë dhe për vaditje, por edhe për jetën e bagëtive, që janë baza kryesore e ekonomisë lokale. Humbja e këtij burimi, sipas tyre, do të sillte pasoja të pariparueshme dhe braktisje të detyruar të fshatrave.

Banorët paralajmëruan se nuk do të ndalen vetëm me këtë protestë, por do të përshkallëzojnë veprimet e tyre deri në mbrojtjen e plotë të të drejtës mbi ujin. “Ky është fillimi. Nëse nuk dëgjohemi, do të vazhdojmë me protesta më të mëdha dhe do të kërkojmë drejtësi në çdo instancë. Ne nuk po mbrojmë vetëm veten, por të ardhmen e fshatrave tona,” thanë ata.

Ata i kërkojnë institucioneve qendrore dhe vendore të ndërhyjnë urgjentisht për të ndalur projektin, duke theksuar se liqeni i Sopes nuk është thjesht një burim uji, por një pasuri e patjetërsueshme e zonës dhe pjesë e trashëgimisë natyrore që u përket brezave.

Të tjera

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi
Aktualitet

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Pas më shumë se një muaji protestash të përditshme për rritje pagash dhe kushte më të mira pune, minatorët e...

21:27 27/11/2025
Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush
Aktualitet

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

Autostrada Thumanë Kashar është vepra e fundit që po shembet përpara syve të qytetarëve, ndërsa Belinda Balluku përballet me dosjet...

16:46 27/11/2025
Para
Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

21:27 27/11/2025
Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

16:46 27/11/2025
Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

14:00 27/11/2025
Plagosja tronditëse në Durrës: 15-vjeçari mes jetës dhe vdekjes, goditja në zemër e mban të intubuar që prej ditës së djeshme

Plagosja tronditëse në Durrës: 15-vjeçari mes jetës dhe vdekjes, goditja në zemër e mban të intubuar që prej ditës së djeshme

13:47 27/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.