- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMarrëveshje mes dy vendeve! Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në...

Marrëveshje mes dy vendeve! Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Kroaci

- Reklamë -spot_img

Një lajm i mirë për shqiptarët!

Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

Gjithashtu Rama shton se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Vlen të përmendim se Shqipëria dhe Italia kanë arritur me datë  27 korrik dakordësimin e marrëveshjes teknike për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe të shtetasve italianë që jetojnë në Shqipëri.

Delegacionet e dy qeverive zhvilluan bisedimet përgjatë dy ditëve në Tiranë mbi projekt Marrëveshjen Kuadër për Sigurime Shoqërore dhe ranë dakord që t’ia paraqesin për miratim qeverive respektive.

Arritja e marrëveshjes teknike mes Shqipërisë dhe Italisë u komunikua në një konferencë të posaçme për shtyp nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Ministrja Ibrahimaj e konsideroi arritjen e marrëveshjes si një ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, pasi përmes saj do të mundësohet njohja e kontributeve të tyre për efekt të pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundjet dhe barrë lindjet, si dhe sigurimet për papunësinë.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë