Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshja PS-PD, Pëllumbi tregon se deri ku kanë arritur negociatat

15:06 12/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi ka folur në studion e ABC në lidhje me ofertën e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike. Pëllumbi deklaroi se  ky proces është ende në fazën e deklaratave nga të dyja palët dhe nuk është deshifruar ende në terma konkretë, përveç asaj për zgjedhjen e një presidenti konsesual të artikuluar nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Thashethemet dhe zhurmat që kanë prodhuar konflikte të panevojshme mendojmë se është e tepërt. Oferta që po bëjmë është të gjejmë dakordësinë për disa gjëra. Nuk bëhet fjalë për të lënë vendin pa opozitë por për të gjetur gjuhë bashkëpunimi për reformat ë caktuara. Gjuha me të cilën ne komunikojmë me njëri tjetrin nuk duhet të jetë një gjuhë e ashpër.

Fillimisht duhet të biem dakord për parimet. Kryeministri e ka deklaruar se jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi. Por fillimisht duhet të jemi të hapur të dyja palët. Unë jam përfaqësues i PS dhe di që jemi ende në fazën e deklaratave. Jemi në proces të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve domethënë që nuk kemi hedhur hapin e parë.

Dalëngadalë shikohen fushatë, ligjet, kodet. Gjërat për të cilat do punohet bashkarisht që të kemi një rezultat sa më pozitiv të politik së brendshme të vendit. Ne patëm një proces zgjedhor që ishte ndër më të mirët dhe më të qetët. Në 5199 komisionet, procesverbalet janë firmosur nga të gjitha palët pa asnjë lloj objeksioni. Në rast se do kishte vërejtje duhet të ishin materializuar në këto lloj dokumentesh. Ka një mungesë kohezioni dhe pjekurie politike në raport me procesin e zgjedhjeve. Prisja që pas 30 vitesh eksperiencë në pluralizëm të mund të kishim që humbësi të uronte fituesin me një zgjedhje paszgjedhore normale”, u shpreh Pëllumbi.

Ai theksoi se hapi i parë është njohja e zgjedhjeve nga partia demokratike dhe deklarata publike në lidhje me ofertën. Pëllumbi theksoi se për sa kohë nuk ka asnjë hap para nga pala tjetër, fleta e bardhë ende nuk është mbushur, duke mos përjashtuar këtu as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve lokale të cilat në vitin 2019 u bënë pa opozitën.

“Çdo marrëveshje është në tavolinë për t’u realizuar. Jemi akoma shumë larg dhe as në gjysmën e hapit të parë. PD duhet të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të bjerë dakord me maxhorancën. Për PS zgjedhjet janë në vitin 2023 dhe për sa kohë nuk kemi asnjë tratativë bisede nuk ka asnjë ndryshim.  Plani B është ai që na besuan qytetarët, Ne do vazhdojmë të qeverisim. Opozita pasi t’i kalojë dehja nga humbja se mbi interesat politikë është me e rëndësishme e ardhmja e fëmijëve tanë”, deklaroi Pëllumbi.

Ndalur te nisma për shkarkimin e presidentit, ai u shpreh se procesi nuk ka lidhje me Metën si individ por me deklaratat e njëpasnjëshme të bërë prej tij në publik të cilat sipas socialistëve kanë cenuar rendin kushtetues.

“Presidenti ka mbajtur disa qëndrime të cilat në këndvështrimin tonë janë në shkelje të hapur. Ai bën edhe thirrje për prishje të rendit kushtetues. Shqipëria është republikë parlamentare dhe është ai që gjykon veprime të caktuar. Presidenti shkarkohet nga parlamenti. Pastaj ky shkarkim do vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese. Për PS nuk ka rëndësi pozicioni që do mbajë Meta si individ. Për këtë është beteja që jemi duke bërë dhe jo betejë personale me Metën.

Jemi duke folur për një proces të shkeljeve të rënda në lidhje me zgjedhjet dhe ky proces sapo përfundoi dhe parlamenti do vazhdojë të bëjë detyrën e vet. Është një parlament i mandatuar deri në shtator. Ne mendojmë që presidenti ka shkelur kushtetutën”, u shpreh ai.

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Kosove

Bilanci në Kosovë/ 113 të prekur me COVID, regjistrohen 4 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Votat e Diasporës/ Si paraqiten rezultatet për partitë

08:11 13/05/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 13 Maj 2025

08:00 13/05/2025
Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.