Marrëveshja me Pfizer, 1 dozë e vaksinës, 12 dollarë, Murrizi nxjerr sekretin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Myslim Murrizi nxjerr të gjitha sekretet e marrëveshjes së votuar fshehurazi në Kuvend. Ai e quan një kontratë përulëse, pasi pala shqiptare merr të gjithë përgjegjësinë nga aty ku do të merret, pra merr përsipër transportin, garancinë, shpërndarjen dhe ruajtjen e vaksinave, por edhe nëse Pfizer nuk respekton kontratën, sërish pala blerëse nuk mund t’i drejtohet gjykatës.

Murrizi tha se Shqipëria ka dhënë 50% të vlerës parapagesë, ndërkohë që në rastet e tjera të kontratave kapari është nga 10 në 30%, ndërsa tregoi se një dozë vaksinë kushton 12 dollarë.

“Dje nuk kam qenë i informuar, sot jam i informuar plotësisht dhe kam parë të gjithë kontratën me Pfizer e cila u ratifikua ditën e djeshme në parlament pasi është nënshkruar nga qeveria shqiptare. Habitem që një material i tillë të trumbetohet nga qeveria kaq “Top Secret”, është një material konfidencial i thjeshtë.

Kam parë detajimin me faza të kontratës, zgjatshmërinë e afatit deri kur, çmimin e vaksinës, përgjegjësitë që merr kompania Pfizer në lidhje me këtë marrëveshje si dhe përgjegjësitë që merr qeveria shqiptare. Kam parë dhe analizuar për rreth 1 orë materialin e konsideruar konfidencial është një material nënshtrues me aq sa unë e pashë palën shqiptare. Kjo kërkohet nga kompania Pfizer për arsye komerciale për të mos publikuar detaje nga kjo kontratë.

Është një kontratë përulëse pasi pala shqiptare merr të gjithë përgjegjësinë nga aty ku do të merret, pra merr përsipër transportin, garancinë, shpërndarjen dhe ruajtjen e vaksinave. Nëse pala prodhuese nuk i qëndron kontratës, kontrata nuk lejon që pala blerëse t’i drejtohet gjykatës.

Kapari i dhënë nga qeveria shqiptare është 50% dhe nuk është si në rastet e kontratave të tjera ku kapari është nga 10% deri në 30%. Çmimi i vaksinës është rreth 12 dollarë”, tha Murrizi në një intervistë televizive.

Murrizi u shpreh i hapur për pranimin e ndihmës ruse për vaksinën “Sputnik V”, duke bërë një paralelizëm me ndihmën që na dha Serbia gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

“Të mos na shesin shumë dëngla si pro-perëndimorë. Unë do të pranoja vaksinën nga 209 vendet e botës pavarësisht kush e prodhon. Është e njëjtë me ndihmën që erdhën serbët në tërmetin e 26 Nëntorit. Në mort nuk thirret kush, në mort i hapet dera hasmit, ndërsa në dasmë e bën t’i listën e të ftuarve. Marrëdhëniet diplomatike përqendroi vetë se nga i ke, por pjesa humane, unë do të pranoja ndihmë nga gjithkush siç u pranua në rastin e tërmetit. Ne kemi këtu investitorët më strategjikë nga Kina. Energjinë nëntokësore dhe aeroportin e ka Kina. Hecet, tecet  dhe hekurin natyrore i ka turku.

Këta pro perëndimorët e mëdhenj, me letra  dhe me fakte kanë dhënë mundësi dhe kanë ofruar mundësi për këto vende që gjoja nuk i duan.

Nuk e di se sa i sinqertë ka qenë ofrimi i mbështetjes humane nga ambasada ruse, por nëse vjen në parlament për tu ratifikuar një marrëveshje për këtë punë unë do ta votoja me qejf nga cilido vend”, deklaroi Murrizi.

/Gazetareforma.com/

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento