Ish-kryeministri i Kosovës, si dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila është në koalicion qeverisës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar kryeministri Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, se nëse nënshkruan marrëveshjen me Vuçiçin në Ëashington, atëherë partia e tij do të dalë nga koalicioni.
Haradinaj ka paralajmëruar se nëse marrëveshja do të nënshkruhet ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, ku parashikohet që t’i jepet Serbisë liqeni i Gazivodës (Ujmanit), atëherë ministrat e AAK-së do të japin dorëheqjen, duke rrëzuar kështu qeverinë Hoti.
Haradinaj kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën kanë rënë dakord dje kryeministri Avdullah Hoti në takimit me Vuciçin, të ndërmjetësuar nga amerikanët.
Pak orë para nënshkrimit, ka përplasje mes kryeministrit Hoti dhe të dërguarve të Haradinajt pikërisht për këtë çështje.
“Ujmani është një liqen që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, është shprehur më herët Haradinaj.