Skip to content
Kryesore

Marrëdhënie intime me të miturën, e pëson 25-vjeçari

· 1 min lexim

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie me një vajzë 16-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi M. Sh., 25 vjeç, është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes.

Autoritetet po vijojnë procedurat për dokumentimin ligjor të rastit dhe për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme sipas ligjit.