Kryeprokurorja Arta Marku kishte kritika edhe për disa prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të kësaj prokurorie, Marku tha se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete.
Gjithashtu, Marku pati edhe një këshillë: “Mbani larg mediat nga hetimi. Gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, siç po i trajtoni ju”.
Ajo bëri thirrje që të hetohen “sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik”.