Mania e rrjeteve sociale! Po bënte foto, 21-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe ndërron jetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjetet sociale, ndër të tjera, kanë kthyer në  ‘trend’ fotografinë.

Mirëpo, mania për të fotografuar çdo moment, ndonëse mund të jetë e modës, ka rezultuar se është edhe e rrezikshme.

Madje, jo rrallë njerëzit kanë humbur jetën për hir të një fotoje.

I tillë është rasti i një 21-vjeçareje nga Britania, e cila ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga maja e e një shkëmbi në Australi.

Siç bëhet me dije, viktima ka qenë duke pozuar për një foto.

Madalyn Davin ra nga një lartësi prej 30 metrash në Diamond Bay, ditën e djeshme.

Ajo, së bashku me miqtë e saj, kishin vizituar këtë destinacion në mëngjes herët për të parë agimin e diellit.

Familjarët rrëfejnë se Madalyn ishte zhvendosur në Australi para një viti, për të filluar një jetë të re.

Raste të tillë janë raportuar edhe më herët në vende të ndryshme të botës.

Shpërndaje
Share.

Komento