Skip to content
Kryesore

Manchester City ndalet edhe nga Newcastle, i dyti barazim radhazi

· 1 min lexim

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka ka nisur me surpriza, ku Newcastle ndali në barazim 1-1 Manchester Cityn. Po këtë të shtunë në fushë zbresin Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.

Në “St. James Park”, vendasit e Newcastle ndalën në barazim 1-1 kampionët në fuqi të Manchester Cityt. Ky është barazimi i dytë radhazi për djemtë e Guardiolës, që mund të shohin sesi u ikën kreu nga duart. Përballja në fushë ishte me raste dhe grintë, ndërsa miqtë kaluan në epërsi me golin e Jasko Gvardiol në minutën e 35-të, kjo pas pasimit të Grealish. Në fraksionin e dytë Gordon nga penalltia u tregua i saktë dhe vendosi ekuilibrat në 1-1.

Pasditja e sotme dhuron edhe gjashtë përballje të tjera interesante, ndërsa kreu i renditjes mund të ndryshojë.