Manastirliu publikon video-n: Dyshoni se ju apo i afërmi jeni prekur nga COVID-19? Ja çfarë duhet të bëni

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një video ku tregohet se çfarë duhet të bëjë një person kur dyshon se është prekur nga COVID-19 apo një i afërm i tij.

Kur dikush ka dyshime se është i prekur, sinjalizimi bëhet online duke plotësuar formularin në adresën coronavirus. shendetesia.online.

Aty do të përshkruhet gjithë gjendja shëndetësore dhe në kohë reale do të ketë një orientim dhe udhëzim se si duhet ndjekur rasti.

Gjithashtu  edhe portali e- Albania do të funksionojë për këtë pjesë, pasi do të dorëzohet formulari me të gjitha të dhënat.


UDHËZIMET NË VIDEO
Dyshoni se ju apo i afërmi juaj mund të jeni prekur nga COVID-19? Vizitoni faqen online për Covid-19 për të verifikuar simptomat tuaja. Nga zyra, shtëpia, apo kudo ku ndodheni. Plotësoni formularin duke përshkruar gjendjen tuaj shëndetësore dhe automotakisht do të udhëzoheni: 1- Nëse keni Covid-19 dhe duhet të ndiqeni te mjeku i familjes. 2- Nëse duhet të telefononi numrin e gjelbër 0800 40 40

Nëse duhet të telefononinumrin 127 të urgjencës mjekësore. Vizitoni faqen online në adresë: coronavirus. shendetesia.gov.al. Klikoni forma e vlerësimit që do t’ju drejtojë në portalin e- Albania. Identifikohuni si qytetar përmes llogarisë tuaj në portal. Plotësoni: Emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit për të përdorur aplikacionin. Deklaroni nëse formularin po e plotësoni për vete apo dikë tjetër: Adresën e saktë, qytetin, Adresën e e-mailit. Nëse zgjidhni opsionin dikë tjetër ju duhet të shkruani, emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit.

Shpjegoni simptomat dhe nëse vuani nga sëmundje të tjera shoqëruese. Shkruani nëse keni qenë të ekspozuar ndaj personave apo vatrave të infektuara. Ju do të orientoheni në kohë reale për zgjidhjen e shqetësimit tuaj. Luftoni përhapjen e virusit dhe shmangni grumbullimet e panevojshme , duke komunikuar me strukturat shëndetësore në të gjitha format, në çdo kohë. Kujdesuni për shëndetin tuaj.

 

Shpërndaje
Share.

Komento