Mali i Zi futet në hartën e vendeve të prekura nga COVID-19, shënohen dy rastet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe vendi ynë fqinj, Mali i Zi është futur në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi.

Kryeministri malazez, Dushko Markovic, konfirmoi dy raste të të prekurve nga COVID-19.

Edhe pse Mali i Zi kishte marrë masa ekstreme, duke mbyllur kufirin me vendet e rajonit, si dhe duke mos lejuar hyrjen e shtetasve kinezë apo italianë, nuk mundi ta parandalonte virusin.

Deri më tani, Mali i Zi ishte i vetmi vend fqinj, i cili nuk ishte i prekur nga koronavirusi.

Në momentet që flasim, në rang global koronavirusi i ka marrë jetën 7994 personave, 199,338 janë personat e infektuar, si dhe 82,806 janë të shëruar.

Pas Kinës, vendi i dytë më i prekur në botë është Italia me mbi 2500 viktima dhe mbi 26 mijë të prekur.

Vendi ynë ndërkohë numëron 55 të prekur dhe 2 viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento