Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Makineria e korrupsionit: Rama dhe koalicioni për të nënshtruar SPAK-un

15:49 21/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kaq shpejt ndryshoi narrativa. Kryeministri që mburrej se “SPAK-un nuk e bëri as Amerika, as Europa, por unë”, tani e sulmon hapur. Ndërkohë, nga qelia, Veliaj kërcënon prokurorët. Kjo tregon se sa thellë ka prekur SPAK-u në plagën e korrupsionit shtetëror.

Rama shkel hapur nenet 13, 45, 108 dhe 109 të Kushtetutës, si dhe Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor – shkelje këto që sipas Kodit Penal përbëjnë vepra të rënda penale, me dënim deri në 8 vjet burg.

Me frikën se do t’i dilte bllof tentativa për të shkatërruar SPAK-un, deri më sot kishte përdorur Fatmir Xhafajn si pararojë, duke u përgatitur t’i hidhte atij fajin nëse diçka do shkonte keq. Por tani, pas arrestimit të Veliajt, ka hequr çdo maskë.

Arbi Veliaj, nën hetim për të njëjtën skemë korruptive, futet lirshëm në qeli për të takuar Erion Veliajn. Vëlla dhe bashkëpunëtor i dyshuar njëkohësisht – por dikush ka vendosur të mbyllë sytë.

Sistemi i kontrollit të medias operon si një makinë propagande. Në një anë qëndron “Gogel”, kompania e Arbi Veliajt, që drejton rrjedhën e çdo reklame të bashkisë, nga korporatat e mëdha si One Albania, iQOS, Coca-Cola, ALBtelecom, OTP Bank, Air Albania etj. drejt mediave. Në anën tjetër, një rrjet i errët oligarkësh dhe grupesh kriminale që financojnë direkt mediat me para në dorë.

Të dy këto kanale presioni funksionojnë paralel por me të njëjtin qëllim – kontrollin e narrativës. Ndërsa “Gogel” përdor fuqinë e reklamave për të diktuar linjën editoriale në mediat e shitura, grupet e fuqishme të krimit dhe oligarkët e paprekur nga SPAK-u derdhin para të thata për të garantuar heshtjen dhe mbështetjen.

Në këmbim të këtij financimi të dyfishtë, mediat si ABC News, News 24, Report TV, Shqiptarja, Top Channel, Tema, Gazeta Dita, Gazeta Sot, Koha Jone, Panorama, Gazeta Shqiptare e shumë të tjera, deri tek portalet gjobvënëse, janë kthyer në zëdhënëse të sistemit dhe mbrojtëse të krimit.

E pamë këtë qartë kur transmetuan Veliajn “live” në inaugurime ndërsa ai po futej në qeli, ndërsa po justifikojnë shkeljet e Lalit dhe po publikojnë deklaratat e tij kërcënuese ndaj prokurorëve, përfshirë së fundmi edhe tentativat për të shpjeguar vilën në Qerret.

Oligarkët dhe grupet kriminale që financojnë mediat marrin në këmbim leje ndërtimi në Tiranë dhe mundësi për të pastruar para në projekte të ndryshme. Investimet e tyre në turizmin e jugut dhe sektorë të tjerë strategjikë janë bërë të mundur pikërisht nga ky sistem favorizimi.

Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi janë vetëm disa nga emrat që, edhe pse nën hetim, vazhdojnë të përfitojnë. Është një mesazh i qartë për të tjerët: besnikëria ndaj sistemit shpërblehet, pavarësisht hetimeve.

SPAK ka thirrur së fundmi për të dëshmuar Gentian Sulën që, edhe pse i lënë i lirë, po flet për skemën e korrupsionit. Ironia është se emri i kompanisë së tij, Agikons, figuron edhe në listën e fundit të pronave shtetërore që qeveria po shpërndan për kulla. Përmes VKM 328, qeveria i ka hapur rrugë tjetërsimit të 200 mijë metra katrorë tokë publike.

Anti-Korrupsioni tani përballet me dy fronte: nga njëra anë presionin e mediave të kontrolluara nga reklamat e “Gogel”, nga ana tjetër sulmet e mediave të financuara direkt nga grupe kriminale dhe oligarkë që ende s’i ka prekur drejtësia. Të dyja këto forca bashkohen në një përpjekje të koordinuar për të minuar hetimet.

Sistemi është ndërtuar me mjeshtëri për të fshehur gjurmët. Secili mbron tjetrin — Erioni, Arbi, Rama, oligarkët, krimi i organizuar, mediat e blera — sepse secili mbron veten. Nëse bie njëri, mund të rrëzohet e gjithë piramida. Ky komplot i zi po e mban peng Shqipërinë, po mban peng drejtësinë, dhe po fyen çdo qytetar të ndershëm!

/gayetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arbi veliajedi ramaerion veliajfatmir bektashiGentian SulaGogelmediatmeriman palushiOligarkëtreformaeditorialShkëlqim Fushasokol kryeziuSPAK

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Policia e Fierit ‘bastis’ shtëpinë e ‘Ben Qimes’, çfarë gjen atje

Nuk e ndihmoi me gjyqin?/ Pse “Ben Qimja” kërcënoi me jetë gjyqtarin Cjapi

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English