Një aksident fatmirësisht pa pasoja në njerëz është regjistruar te Ura e Tabakëve në Tiranë.
Një makinë ka dalë nga rruga, duke rrezikuar jetën e dy kalimtarëve.
Për fat të mirë, makina është përplasur me pemën.
Fotoja e publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore tregon makinën ngjyrë gri të përplasur me pemën pranë Lanës.
Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e automjetit.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, si pasojë e përplasjes së dy makinave në zonën e Xhamllikut, humbën jetë dy kalimtarë, të cilët ndodheshin në trotuar.