Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, rreth orës 20”00. Policia bën me dije se një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes tetë persona që ndodheshin në rimoriko kanë pësuar lëndime, ndërsa janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Bëhet me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia bën me dije se drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e komisariatitpër veprime të mëtejshme dhe për t’u marrë në pyetje në lidhje me aksidentin.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet në të cilat aksidenti ka ndodhur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.