Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë. Një makinë makinë ka dalë nga rruga, pasi ka marrë flakë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H. si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetiti dhe djali i tij 17 vjeç. Tashmë ata ndodhen në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, sipas Balkan Web, janë gjashtë persona të lënduar dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për babë e bir që njoftone dhe policia.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.