Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Majko për marrëdhënien e Ramës me median: Është antikonformist, shpesh ai është më shumë gazetar se politikan

20:03 11/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Një nga figurat, të cilën nuk e shohim shumë aktive krah Ramës është edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.  Këtë herë i gjendur në një vizitë në Uashington, Majko ka qenë i ftuar në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore të cilat janë duke ndodhur në vendin tonë.

Pra ka folur për ndryshimet që janë bërë në qeveri, protesta e studentëve, por njëkohësisht ka folur edhe për raportet e Kryeministrit me median, e sidomos me VOA-an kur u bë publik skandali i përgjimeve për blerjen e votave.

“Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.”

“Shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve”, ka thënë Majko ndër të tjera, ku kjo na bën edhe një herë të bindur se Majko mund të jetë një nga “kundërshtarët” e veprimeve të Ramës brenda partisë.

Pjesë nga intervista e Majkos për Zërin e Amerikës

Në janar, Kryeministri Rama ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë duke e quajtur këtë si reflektim ndaj protestave të studentëve. Kur një kryeministër ndryshon më shumë se gjysmën e qeverisë, çfarë treguesi është kjo për ecurinë e qeverisjes që nga koha kur filloi ky mandat i ri i socialistëve dhe në fakt çfarë ka ndryshuar në filozofinë e qeverisjes me ndryshimin e emrave?

Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të.

Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.

 

Nuk besoj se ishte kjo situata.

Mendoj se kjo ishte një pjesë e situatës. Unë nuk po përpiqem të jem shterues në atë që po shpjegoj. Po them atë që mua më shqetësonte më tepër nga gjithë kjo histori. Që do të thotë se sistemi politik nuk po përfaqëson opinionin publik. Një sistem politik që nuk përfaqëson opinionin publik të një vendi, atëherë duhet ta gjykojmë me arsyetimin, o ka filluar fundi ose sistemi politik po mbyll një cikël të vetin.

 

Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh “kazan” dhe së fundmi edhe Zëri i Amerikës u bë pjesë e këti lloji reagimi të Kryeministrit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeministri janë të arsyeshme duke patur parasysh se në të gjitha demokracitë, media është një nga shtyllat më të fuqishme.

Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qenë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt.

 

Ai ka kritikuar shpesh shumë ashpër…

90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.

Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan.

Etiketa: edi ramamediaPandeli MajkoVOA

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Lleshaj i përvishet “politikanëve perversë”: Njerëzit perversë mund t’ju shërbejnë si flamur, por nuk njollosin askënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.