Lufton për jetën me çerekun e zemrës, apeli i 14-vjeçares për Ministrinë e Shëndetësisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elena Bërdufi, prej dy muajsh është e shtruar në pediatrinë e QSUT-së në Tiranë. Marsi i  vitit 2020 do të ndryshonte përfundimisht rrjedhën e jetës në familjen Bërdufi nga Kavaja, ditën kur Elena u diagnostikua me kardiomiopati. Sëmundja progresive, që dobëson muskujt e zemrës ka shkaktuar tek 14-vjeçarja dëmtime serioze, ku shpresa e vetme mbetet kurimi jashtë vendit. Prindërit Enida dhe Stefan iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’, i cili i bën një letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë, për rastin e publikuar këtë të martë. Një vajzë kurajoze edhe pse sot dergjet në shtratin e spitalin, gjen forcën t’u jap ajo shpresë prindërve, se do jetojë. Lutet që dikush të vë dorën në zemër, që dhe zemra e saj të jetë njësoj si më parë.

’Deri në moshën 13 vjeçe vajza nuk ka shfaqur kurrë asnjë problem, ka qenë një fëmijë i mbarë që e vogël. Në fillim mendova se vajza do të kishte ndonjë virozë. Ishte 13 vjeçe kur mjeku më tregoi se çfarë kishte ndodhur me shëndetin e vajzës. 3 ditë me radhë vajza nuk reagonte fare, nuk mbante mend asgjë. Kur u përmend ajo nuk kishte më fuqi ndërsa shfaqi njolla të shumta në trup. Dosja e vajzës ndodhet në ministri dhe shpresoj të ketë ndërhyrje nga ana e shtetit. Unë nuk dua asgjë tjetër vetëm vajza të shërohet, as gjumë nuk po fle. Lutem kushdo të ketë mundësi të na japi një dorë. Jemi në hall të madh. Këtu s’kemi asnjë shpresë, transplanti i zemrës duhet realizuar jashtë vendit. Vajza e ka kuptuar shumë mirë situatën, por ka shpresë se do të shërohet. Forca e saj na jep edhe ne forcë’- përlotet nëna në studio.

Spitali është bërë shtëpia e tyre e dytë. Drama e familjes vazhdon edhe me vajzën tjetër 16 vjeçe, e cila edhe ajo është diagnostikuar me të njëjtin problem në zemër.

’Ne kemi edhe vajzën tjetër me të njëjtin problem, por tani nuk e dimë nëse është gjenetike apo infektim nga ndonjë bakter. Me vajzën tjetër po vazhdojmë kurën, pasi e kemi kapur në kohë. I bëjmë thirrje kujtdo qe ka mundësi pasi po na plas shpirti nuk e shohim dot vajzën më kështu’.

Elena shfaqi që prej fillimit gjendje të rënduar në shëndetin e saj, ndërsa prindërit e dërguar menjëherë në spital. Që nga ajo kohë, 14-vjeçarja ndien lodhje dhe i merret fryma vazhdimisht. Vetëm 20% e zemrës i funksionon, ndërsa shpresa e vetme është kurimi në spitale më të specializuara.

Shpërndaje
Share.

Komento