Lufta kundër Coronavirusit: S’ka ndodhur kurrë më parë, BE ndërmerr masën e rëndësishme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Coronavirusi ka ngritur në këmbë të gjithë botën, teksa masa të shumta janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Disa ditë më parë, Bashkimi Europian mbylli të gjithë kufijtë në zonën Shengen për shtetet joanëtare, teksa së fundmi ka lajmëruar një tjetër njoftim të rëndësishëm.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në një konferencë për shtyp, u shpreh se nga dita e sotme BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike, për të lejuar qeveritë ‘të hapin pompat’ e parave për t’u përballur me pandeminë Coronavirus.

Madje si shtesë për të gjitha qeveritë do të jenë edhe 37 miliardë euro (para të buxhetit të BE-së), të cilat do të përdoren për sektorin e shëndetësisë, kompanitë dhe qeveritë që të mbajë njerëzit të punësuar.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTES SË KE:
“Sot është rreth ekonomisë. Coronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale. Kjo do të ndihmojë qeveritë tuaja dhe punën tuaj. Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot, kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike. Kjo do të thotë që qeveritë mund të pompojnë sa para kanë nevojë për t’u përballur me pandeminë koronavirus. Si shtesë, buxheti i BE-së do të bëjë pjesën e tij. 37 miliardë euro do të jenë të gatshme për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, kompanitë dhe qeveritë, që të mbajë njerëzit të punësuar. Dhe do të bëjmë më shumë për t’u mbështetur ju dhe familjet tuaja për të kaluar këtë krizë.”

Numri total i viktimave në rang botëror deri tani është 11, 186 persona dhe janë 265,976 të infektuar në 183 vende, teksa deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë infektuar 70 të tjerë, teksa në Kosovë janë 22 persona të infektuar me COVID-19.

Shpërndaje
Share.

Komento