Ditwn e sotme një deputet rus ka deklaruar se Moska ka nisur planifikimin e Ukrainës rreth 1 vit më parë. Kjo deklaratë është dhënë nga Rifat Shaykhutdinov, për televizionin “Channel One”
“Me nuk e përgatitëm këtë operacion spotanisht. Kishim më shumë se një vit përgatitje. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse i kishim paralajmëruar paraprakisht.
Ai theksoi se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtohej.
“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës… se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.
Vlen të përmendet se Rusia ka ashpërsuar reagimin e saj këto ditë dhe kërkon me çdo kusht të marrë sa më shumë qytete ukrainase.
Nga ana tjetër, rezistenca ukrainase është e fortë dhe deri më tani, ata pretendojnë se i kanë shkaktuar shumë humbje armikut.
Gjithashtu kujtojmë se forcat ruse kanë hyrë edhe në Harkiv ditë më parë, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, derisa banorët e kryeqytetit të këtij shteti, Kiev, kanë raportuar për shpërthime masive në orët e para të 27 shkurtit.
Ndërkohë, fuqitë e Perëndimit kanë bërë të ditur hapa dramatikë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën me sanksione për agresionin e saj.
Udhëheqësi i Harkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar me trupat ruse në qytet, dhe u ka bërë thirrje civilëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Në disa pamje të publikuara nga zyrtarët ukrainas, makinat ruse janë parë nëpër Harkiv.