LSI ndez motorët e fushatës, zgjedh kreun në Tepelenë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë ku u zgjodh dhe Kryetari i LSI, për këtë qytet, ekonomisti Sefer Kanushi.

Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia eshtë rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “LSI eshtë parti e fjalës së mbajtur.

Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

Shpërndaje
Share.

Komento