Lobimet ruse në SHBA, caktohet data e gjyqit për Bashën dhe zyrtarët e PD

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me ish-sekretarin Arben Ristanin dhe financierin  Ilir Dervishi, do të dalin përpara togave të zeza më 13 janar.

Ata akuzohen për falsifim formularësh dhe do të gjykohen nga gjyqtari Lazër Sallaku.

Dosja ndaj Bashës ishte e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës, pasi njëri nga prokurorët, Kolë Hysenaj, kërkoi që të shtohej edhe akuza për lobimet ruse në SHBA.

Dy kolegët e tij, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako, përjashtuan kolegun e tyre dhe morën vendimin për dërgimin në gjykatë të dosjes pa mendimin e tij.

Dosja përfundimtare ndërkohë mbërriti në Gjykatën e Tiranës më 12 dhjetor.

Basha, Ristani dhe Dervishi janë marrë të pandehur nga gjykata për lotimin prej 675 mjë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners” në SHBA.

Këto para nuk janë deklaruar në pasqyrat financiare të PD, pranë KQZ.

Nga kjo shumë, 500 mijë dollarë janë paguar nga PD, ndërsa pjesa tjetër nga “Biniatta Trade”, një kompani ofshore me pronarë rusë.

Nëse provohen akuzat, Basha, Ristani dhe Dervishi rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg.

Shpërndaje
Share.

Komento