Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputeti e akuzon Live në Parlament ministrin Lleshaj: ‘S’ke bërë transparencë për makinën luksoze!’

10:54 15/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Skandali me makinën luksoze e ndjek ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj edhe në sallën e Parlamentit. Deputeti Lefter Maliqi, i cili e kishte thirrur në interpelancë ministrin e brendshëm për vrasjet dhe kanabisin, e akuzoi Lleshajn se nuk është përgjigjur akoma për makinën luksoze.

“Nuk ke bërë akoma transparencë”, i tha deputeti dhe e uroi “të mos pësonte fatin e Saimir Tahirit”. Ai përmendi ministrit problemet që ka me PS-në dhe marrëdhëniet e ftohura me kryeministrin që e ka nxjerrë nga salla e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Si përfunduan paraardhësit?

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mund të ketë fatin e Tahirit, por edhe të kolegëve maqedonas. Shumë shpejt mund të bëhet shënjestra e madhe e SPAK-ut. Burime pranë Policisë së Shtetit, konfirmojnë se është kërkuar nga organi i hetimit praktika e blerjes së BMW-së luksoze.

Para dy vjetësh, ish-kryeministri i  Maqedonisë, Nikola Gruevski u dënua me 2 vjet burg për blerjen e një Mercedesi të blinduar për rreth 600 mijë euro. Për të njëjtën vepër me 4 vjet e gjysmë burg është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Popovsi, ndërsa një proces i veçantë u zhvillua edhe ndaj ish -ministres, Gordana Jankullovska.

Ndëshkimi i një ministrave të brendshëm për t’i bërë “shembull”, në Shqipëri nuk është hera e parë. Saimir Tahiri vazhdon të shkojë gjyqeve për trafik droge, ndërsa paraardhësi i Lleshajt, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqje pasi dorëzoi në Itali vëllain trafikant.

Hetuesit nuk do të lodheshin të gërmonin tenderët e Ministrisë së Brendshme për makina apo për gaz helmues. Ish-zëvendësdrejtorja e Policisë së Shtetit, e sapoemëruar në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është në dijeni të këtij abuzimi dhe e ka të qartë se shefi i saj e ka shkelur ligjin.

Nga erdhi BMW-ja?

Në mes të krizës së shkaktuar ngaa COVID-19, policia e Shtetit ka dhënë paratë (rreth 8 milionë lekë) për të blerë një mjet për oficerin e Kontaktit në ambasadën shqiptare në Berlin. Mjeti më pas ka ardhur në Tiranë. Fillimisht BMË-ja është pajisur me targa gjermane O 13-31. Me këtë targë makina është parkuar në oborrin e Policisë së Shtetit. Më pas i është vënë targën “AA 967 UT” dhe me makinën është parë të lëvizë Leshaj. Mjeti BMW është një mjet prodhim tip i fundit dhe mjaft luksoz. Tashmë i janë ndryshuar targat, në AB 395 BC.

Ministria e Brendshme, pasi mjetit i janë ndryshuar targat, pranon se makina me të cilën lëviz Sandër Lleshaj, ka mbajtur përkohësisht targat “AA 976 UT”.

“Targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nëse i referoheni mjetit tip “BMW”, në pronësi të Ministrisë së Brendshme, i cili ka mbajtur përkohësisht targën e lartpërmendur, ju bëjmë me dije se ai është pajisur me siguracion të detyrueshëm”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, informon se “Targa AA 976 UT” (targa që u përdor përkohësisht) i është dhënë Policisë së Shtetit përmes protokolleve përkatëse”.

Se si mund të mbajë makina e ministrit targa të makine tjetër, këtë nuk e ka shpjeguar akoma ministri Lleshaj. Ai bëri një sqarim në Facebook, ku i shmanget shumë pyetjeve, dhe jep një informacion vetëm për çmimin.  “Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro”,- shkruan Lleshaj.

Cila është procedura që u përdor? Pse nuk flet për këtë ministri Lleshaj, apo kërkon t’ia lërë përgjegjësinë drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Përse nuk e parashikoi në buxhet dhe ta miratonte fondin bashkë me makinat e tjera që u blenë për Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2020? Për të shmangur tenderin çuan paratë në Berlin.

Ministri po mundohet ta zgjidhë çështjen politikisht, prandaj artikuloi “dorëheqjen”, ndërsa shefi i tij  Rama ka për ta lëshuar në momentin që i leverdis.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: interpelancalleshajmakina

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

OFL ‘zbret’ në Vlorë, u dërgon formularin tre të dënuarve (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.