Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lleshaj bllokon fabrikën e fishekzjarrëve e licencuar nga BE, apeli i 120 punonjësve

21:04 12/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Bllokohet fabrika e vetme shqiptare e prodhimit të fishekzjarrëve, e certifikuar sipas standardeve të BE-së.  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka vënë shiritin e bllokimit fabrikës ARPI sh.p.k. në Vorë dhe ka lënë prej dy vjetësh pa punë 120 punonjës.  Pronari i këtij biznesi dhe punonjësit e drejtojnë gishtin tek Sandër Lleshaj: ka nxjerrë një urdhër të jashtëligjshëm për bllokimin e fabrikës, kur ajo nuk prodhon për tregun shqiptar, por për atë evropian.

Pëllumbi: Urdhri i Lleshajt na ka shkaktuar dëme

“Fabrika jonë e fishekzjarrëve shpërndan prodhimet e saj në 21 gjuhë të Europës, eksporti më i famshëm që ka nxjerrë Shqipëria në këto vite. Qindra familje të papunë, qindra tonelata të prodhimit ‘Made in Albania’ i janë mohuar tregut europian, miliona taksa të munguara arkës së shtetit e miliona euro dëmshpërblim paguar shoqërive italiane, belge, bullgare, polake, spanjolle etj., që janë me kontratë furnizimi me fabrikën”, deklaron pronari i kompanisë ARPI, Pjetër Pëllumbi.

Ish-sportisti Pëllumbi, i njohur si rekordmen, u kthye nga emigracioni dhe para 15 vitesh hapi këtë biznes të suksesshëm.  Por vitet e fundit është ndeshur me zyrtarët që i bëjnë presion me mbyllje. Tashmë, i zhgënjyer nga ky raport me administratën e vendit të tij, Pëllumbi është në tratativa për ta transferuar biznesin jashtë Shqipërisë.

Fabrika e fishekzjarrëve ARPI, me seli në fshatin Kuç të Vorës, është e vetmja në Shqipëri e certifikuar nga Autoriteti i BE-së, universiteti i Madridit që është përgjegjësi ligjor i teknologjisë së prodhimit, është mbyllur me urdhrin nr. 661, dt. 13. 12. 2018,  në kundërshtim me ligjin nr. 9126, por edhe me standardet e BE-së dhe licencën e prodhimit, lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, Autoriteti i Eksporteve AKSHE.

Ministria e Mbrojtjes nga ana e saj e ka korrigjuar gabimin e këtij urdhri, duke i kërkuar disa herë me shkresa ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshi, të firmosë anulimin e tij.

Jo vetëm kaq, po ministri Lleshaj ka dërguar herë pas here policinë në këtë fabrikë duke terrorizuar punonjësit. Madje ministri ka bërë edhe një kallëzim penal vitin e kaluar për shkelje të urdhrit për përdorimit të lëndëve piroteknike nga kjo fabrikë.

“Punojmë sipas standardeve të BE-së”

“Lëndët që përdoren nga ne janë kompetencë e Autoritetit të Këshillit të Europës e kontrollohen nga Autoriteti i Eksporteve AKSHE i Ministrisë së Mbrojtjes në bazë të ligjit nr. 9126 të Republikës së Shqipërisë. Licenca e prodhimit lëshohet në bazë të kartave teknologjike të BE-së, ku përcaktohen sipas standardeve edhe lëndët kimike që duhet të përdoren me detyrim në prodhim. Me kërkesë të shoqërisë ARPI, autoriteti certifikues i Këshillit të Europës LOM i Madridit, përgjegjës ligjor i prodhimit, me shkresën TLM/pg, dt. 14 maj 2019, deklaron se të gjitha prodhimet e fabrikës ARPI janë konform me standardet ndërkombëtare. Vetëm me standardin e Lleshajt nuk përputhen prodhimet tona. Për më tepër, fabrika punon për tregun evropian, jo atë të brendshëm, që kujdeset ministri Lleshaj”, shpjegon Pëllumbi mbi përplasjen me ministrin.

Letrat për dy ministrat

“Na lejoni zbatimin e ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Bashkimit Europian”, shkruajnë punonjësit e fabrikës në një letër dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Më dt. 08.06.2020 i kemi kërkuar takim urgjent ministres së Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, dhe me dt. 09.06.2020 ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshaj.

“Kërkesë kjo urgjente për të sqaruar nga afër situatën e mjeruar ekonomike që na keni katandisur me veprimet tuaja të jashtëligjshme, na keni hequr bukën e gojës së fëmijëve tanë, kur ju zotërinj ministra i ushqeni fëmijët tuaj”, shprehen punonjësit.

“Në Ministrinë e Brendshme, ne “rreckamanët punëtorë” gjetëm një përbuzje të paimagjinuar nga njerëzit me kollare. Edhe Sekretari i Përgjithshëm, zoti Plarent Ndreca, që e takuam rastësisht në hyrje të Ministrisë, ishte fare indiferent e pa interes dhe na pa sikur të ishim bagëti”, tregojnë punonjësit.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtori i Inspektimit, zoti Leonard Kollçaku, na sorollati plot tri javë me gënjeshtra, me fjalë të bukura si: “Ju kuptojmë, keni të drejtë, jeni me ligjin. Ja, nesër mund t’jua lëshojmë lejen” etj., etj., një skandal i vërtetë!”, punonjësit tregojnë se si i kanë përcjellë në këto dy ministri.

Ata kërkojmë në mënyrë urgjente të fillojnë punë, kërkojnë përgjigje publikisht nga Lleshaj. Sipas tyre, urdhri i Lleshajt për ndalimin e lëndëve piroteknike nuk ka lidhje me fabrikën, pasi ajo prodhon për vetëm për eksport.

Në Ministrinë e Mbrojtjes si në Autoritetin AKSHE ju thonë se pritet vetëm një firmë e Ministrit Lleshaj.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bllokimfabrikalleshaj

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Dokumentari shqiptar triumfon në Itali

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English