Skip to content
Bota

Lituani/ Avioni shpërthen në flakë pranë pistës

· 1 min lexim

Një aeroplan mallrash i kompanisë postare DHL është rrëzuar gjatë natës pranë aeroportit të Vilniusit në Lituani, duke shpërthyer në flakë.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, avioni është përplasur me një ndërtesë banimi dykatëshe, e cila ka pësuar dëme të mëdha.

Raportet paraprake tregojnë se një person ka humbur jetën, dy të tjerë janë plagosur dhe një tjetër rezulton ende i zhdukur.

Në ndërtesën ku ndodhi përplasja, banonin tre familje.

Të gjithë banorët u evakuan në kohë dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar mes tyre.

Avioni kishte nisur fluturimin nga Leipzig drejt Vilniusit dhe u rrëzua në zonën Liepkalnis rreth orës 5:30 të mëngjesit.