Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lista/ Këto biznese u goditën më shumë nga pandemia në Shqipëri

10:10 16/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Periudha e izolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, e cila zgjati më shumë se në vendet e tjera, i ka dhënë grushte të parikuperueshme shumë sektorëve të ekonomisë.

Në ato muaj bllokimi, disa sektorë kanë regjistruar humbje të cilat një hap i ka ndarë me felimentimin total, por të tjerë ndërkohë i ulën qepenat dhe tashmë janë të falimentuar.

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit, sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme.

Të dhënat e INSTAT treguan se volumet e shitjeve pësuan ulje me ritme dyshifrore, përveçse pajisjeve kompjuterike.

Puna në distancë sidomos për stafet arsimore, administratën publike dhe shërbime të tjera, që u kryen nga shtëpia, nxitën një shitje jo të zakontë të Pajisjeve kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit prill shitjet e pajisjeve kompjuterike u rriten me 17.4% me bazë vjetore, ndërkohë që pësuan rënie të fortë për grupet e tjera.

Gjatë prillit tregtia me pakicë ka shënuar rënie me 25.7% të indeksit të volumit në total në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori më i goditur gjatë prillit shihet të kenë qene tregtia e veshjeve, e cila pësoi rënie me 87 %, në raport me një vit më parë, teksa pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura.

Ulje me 69 për qind u shënuan edhe në volumet e shitjeve të Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara.

Në atë kohë, gazetat ndërprenë aktivitetin dhe u përqendruan vetëm në shërbimet online, ndërsa dhe mbyllja e shkollave ndikoi në shitjet e kancelarive.

Me shumicën e makinave që mbetën në parking, gjatë prillit tregtia e karburanteve pësoi rënie me 33,7%.

Edhe shitjet e Produkteve farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjienës personale ranë me 16% me bazë vjetore në prill.

Për shkak të mbifurnizimeve gjatë marsit në prill shitja e artikujve ushqimore ra me 8.7% në prill në dyqanet e vogla të lagjes, ndërsa në supermarkete tkurrja ishte më e forte me 11.2%.

Gjatë muajve të pandemisë konsumatorët reaguan në mënyrë ekstreme në blerjet e tyre duke u fokusuar vetëm tek mallrat e domosdoshëm. Edhe në prill, indeksi i volumit të tregtisë me pakicë ra me 7.5% me bazë vjetore.

Por situata duke se ka ndryshuar në muajin qershor me heqjen e masave kufizuese ku vihet re një rritje e konsumit për të gjitha kategoritë.

Tregtia me pakicë gjatë qershorit është rritur në total me 8,1 për qind duke amortizuar kështu rezultatet e tremujorit të dytë të vitit.

Grupet me rritjen më të madhe të konsumit në qershor ishin produktet farmaceutike me 37 për qind, artikujt industrial në supermarkete me 30.5%,  ushqime dhe pije duhan në supermarkete me 16.8%, ndërsa shitjet e kompjuterëve pësuan rënie me 26 për qind në raport me një vit më parë.

Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 1.1%, furnitura shkollore vijoi të jetë më rënie edhe në qershor me -8,5% .

Gjatë muajve të pandemisë shihet se tregtia me pakicë ka goditur më fort tregtinë e veshjeve, artikujve shkollore dhe tregtinë e karburanteve, teksa shihet se bizneset e TIK duket se kanë qenë më pak të goditurat.

Image

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: biznesepandemiaShqiperia

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Prej ditësh nuk kishte dalë nga banesa, gjendet i vetëvarur i moshuari në Kavajë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English