Këtë të enjtëe gjatë seancës plenare deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me lirimin nga burgu të ish deputetit të PS të implikuar në mega aferën e inceneratorëve. Sipas Tabakut kjo tregoi se sa brishtë është Reforma në Drejtësi.
“Sot për herë të parë Këshilli Kombëtar I integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshëm për proçesin e integrimit, ku I ftuar I veçantë ishtë z. Gunther Krichbaum, deputet I parlamentit gjerman, por njëkohësisht dhe raporter për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë që vlerësonim punën dhe arritjet e SPAK-ut dhe ofrimin e mbështetjes maksimale për SPAK-un, jipet lajmi që ish-deputeti I Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia. Në fakt ironi shumë e madhe është! Ironi jashtëzakonisht e madhe kur në momentin kur duhet patjetër që reforma në drejtësi të tregojë rezultate, në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë për të treguar që pak rëndësi ka ke pushtet ose jo, pak rëndësi je deputet ose jo I kësaj partie apo asaj partie, nëqoftëse ti je akuzuar për korrupsion, ka prova për korrupsion, sot duhet të ishe mbas hekurave.
Sot reforma në drejtësi tregoi dhe njëherë sesa e brishtë është. Sesa të brishta janë ato rezultatet, që këto numrat dhe emrat për të cilët krenohet Partia Socialiste, I llogarit kudo ku shkon nga Brukseli në Berlin “kemi tre veta pas hekurave, që kanë qënë funksionarë të lartë” rrëzohen brenda ditës. Sesa shpejtë bie propaganda, sidomos për një çështje si ajo e incineratorëve, sa shpejtë zbehet para syve të publikut çdo rezultat I mundshëm.
Me dëshirën maksimale për të mbrojtur gjithë institucionet e drejtësisë, në fakt kur shoh që dështojnë reforma, kur shoh që ka pandëshkueshmëri, kur shoh që sot për aferën e inceneratorëve nuk kemi atë që duhet, kur sot 430 milionë euro vazhdojnë e paguhen ndërkohë që ne flasim, na vendos të gjithëve në pikëpyetje. Edhe votën që kemi dhënë para 6 vitesh edhe çdo akuzë të cilën ne e kemi ngritur dhe sot po rezulton e vërtetë.
Ndërkohë që jipet ky lajm, qeveria nxorri për konsultim publik ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, po e njëjta qeveri. Qeveria e luftës ndaj korrupsionit, qeveria që ka hapur Konferencës e Parë Ndërqeveritare, qeveria që duhet të bëjë të gjitha ligjet e mundshme në frymën, në normën, në standartin e BE-së.
Për shumë nga ju ndoshta këto çështje nuk kanë lidhje, por sigurisht që kanë lidhje. Sepse janë të gjithë elementë për të cilët sot qytetarët shqiptarë po largohen masivisht.
Sot ashtu siç është përmendur nga shumë kolegë, ka pasur besoj një mbështetjë përtej kësaj salle të parlamentit, është protestuar për pagat e pedagogëve, për cilësinë e mësimdhënies, për mungesën e fondeve në kërkimin shkencor, për faktin që qeveria nxjerr një VKM duke uzurpuar njëkohësisht edhe përgjegjësitë që kanë sot universitetet dhe autonominë e universitetit.I thotë do t’i rrisni me 8% nga fondet tuaja, duke futur përsëri dorën në xhepin e universiteteve.
Besoj që kjo sallë parlamenti pavarësisht që nëse jemi të djathë apo të majtë, bashkohet me idene që pedagogët janë në një luftë të drejtë. Ashtu siç janë në një luftë të drejtë çdo qytetar që proteston për të drejtat e tyre. Ashtu siç është në një luftë të drejtë kushdo që ngre zërin kundër uzurpimit të funksioneve si të autonomisë universitare, e deri tek funksionet e ERE-s për vendosjen e çmimit të energjisë elektrike.
Dy javë më parë unë bashkë me z. Flamur Hoxha ishim para bordit të ERE-s, ku u diskutua mbas kërkesës së qeverisë rritja e çmimit të energjisë elektrike. I kërkuam ERE-s të punojë dhe të funksionojë në qëllim të interesit publik. Të marri një vendim për të mbrojtur interesat e qytetarëve sepse është pikërisht aty për këtë punë, të tregohet I pavarur dhe jo noter I qeverisë.
çfarë bëri ERE? Mori formalizoi me 5 herë rritjen e çmimit të energjisë siç I’a kishte kërkuar qeveria. Doli zv. Kryeministria e shkeli me dy këmbë pavarësinë e ERE-s, pavarësinë e çdo institucioni në fakt.
Sa vlerë kanë sot institucionet, ato qe votohen nga parlamenti, me mandate parlamentare? Sa vlerë kanë sot institucionet e pavarura? Sa herë që Qeveria ka dëshirë që të marri një funksion, sa herë që qeveria ka dëshirë që të marri një vendim dhe të marr meritat, sigurisht I merr vetë, duke shkelur edhe duke cënuar pavarësinë e institucioneve. Ndërkohë që nga ana tjetër, kur duhet rritur çmimi i energjisë, I’ua jep atyre ta formalizojnë, si noter, nuk e mban vetë koston sigurisht, vetëm përfitimet.
Unë besoj që ky parlament duhet të ketë gjithë mundësinë sot të diskutoj për situatën energjitike dhe çfarë masash ka marrë qeveria për situatën energjitike? Ku ndodhemi ne sot me diversifikimin e energjisë? Pse sot qeveria ka vendosur një çmim 5 herë më të lartë se të gjitha vendet e rajonit, se kushdo, edhe në fashat më të larta?
Pse gjithmonë shtresa e mesme këtu në Shqipëri, si tek pedagogët, si tek çmimi I energjisë, si në çështjen e taksave, ose do taksohen ose do tarifohet më shumë? Pse gjithmonë krizën e keqmenaxhimit, të korrupsionit, të arrogancës ia kalojnë qyetetarëve? Pse nuk mban njëherë përgjegjësi qeveria për vendimet e tetë viteve të shkuara? Shumë besoj e dinë përgjigjjen, qeveria është gjithmonë për përfitimet, kostot I kanë qytetarët.
Ashtu siç besoj ju kujtohet, që para 2013, akuzat kanë qënë jashtëzakonisht të rënda përsa I përket korrupsionit. E dëgjoja atëherë ish-kryetarin e opozitës që thoshte që nuk kishte betejë më të rëndësishme sesa të anullonte të gjithë koncesionet abuzive edhe I rendiste me rradhë. Rendiste llotarinë kombëtare, koncesionin e markimit, I merrte me rradhë që të gjithë. Mbas 2013 fytyra do të ndryshonte, kontratat do ndërpriteshin, nuk do të kishte më asnjë nga koncesionet e mëparshme.
çfarë ka ndodhur sot? Sot ndërkohë që parlamenti vazhdontë të ishtë I mbledhur dhe ne vazhdonim të diskutonim për procesin e integrimit, qeveria shqiptare vendosi që koncesioni I markimit, që kishte qënë aq I keq dhe nuk duhej dhe që I kishin marrë qytetarëve shqiptarë 100 milionë euro nga xhepat e tyre, vetëm sepse I ndrroi pronari nga x në y, që y qëllon që është dhe mik me qeveritarët e sotëm, koncesioni bëhet I mirë dhe shtyhet për 10 vite. Ai koncesioni I markimit që kishte rrënuar bizneset, ai që kishte mbyllur kushedi sesa biznese të ndërshme, ai që kishte kaluar kontrabandë nëpër dogana e kështu me rradhë.
Kjo është sot qeveria, është qeveria e mundësive për të paktit, është qeveria e taksava e tarifave për ato që punojnë. Është qeveria e mundësive të pakta që nuk rrit pagat për pedagogët, por rrit tarifën e çmimi të energjisë për shtresën e mesme. Edhe kjo është arsyeja sepse mungon shpresa, meqënëse flasim për shpresën dhe I kërkojmë shqiptarëve që të kthehen këtu masivisht dhe të mos largohen. Prandaj mungon shpresa, sepse nuk ka meritokraci, sepse korrupsioni nuk luftohet, se Alqi Bllako në bashkëpunim me qeverinë firmosi vendimet, 430 milionë euro për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe sot është jashtë hekurave të burgut.
Prandaj sot duhet të luftojmë edhe njëherë të flasim për pavarësinë e SPAK-ut, për pavarësinë e institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Sepse përndryshe të gjithë këto fjalimet me integrime, me bashkëpunime, me ligje të përbashkëta, me reformë në drejtësi janë 0 përpara asaj që sot duhet të vepronte, drejtësisë që duhej të vepronte.
Unë besoj që ka shumë çështje për të cilat mund të flisja sot në këtë foltore. Ashtu siç ka pafund, pafund vendime të qeverisë që I’a vlejnë t’i diskutonim. Por ajo çfarë është më e rëndësishmja është të ndryshojmë njëherë mendësinë. Fatkeqësisht kjo mendësi nuk ka ndryshuar në 8 vite, nuk pres të ndryshojë në 4 vitet në vijim dhe nuk ka për të ndryshuar kurrë prej Partisë Socialiste.
Edhe ne kemi problemet dhe gabimet tona. Edhe ne ndodhemi në një moment shumë të vështirë. Edhe unë në fakt tentoj ta shoh problemin edhe nga vetja më shumë sesa tek kundërshtari, por besoj sado keq, sado gabime që mund të bëj Partia Demokratike, kurrë nuk ka rënë në batakun në të cilin ndodhet sot vendimmarrja e Partisë Socialiste, si mburojë në luftën ndaj korrupsionit, si në goditjen e të gjithë shtresave sociale, po aq më shumë të shtresës së mesme, si dhe në injorimin e dijes, të pedagogëve, të atyre që punojnë dhe në vlerësimin e punës së ndershme.
Dua të përfundoj duke falenderuar Japoninë për marrëveshjen për të cilën ne po diskutojmë këtu dhe të kërkoj ndjesë që nuk fola për atë çështje, por sot qytetarët shqiptarë kanë nevoja dhe prioritete të tjera!” tha Tabaku