Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Liria e shtypit në Shqipëri përmirësohet, por konflikti i interesit mbetet problem

10:12 02/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria ka bërë një hap përpara në përmirësimin e lirisë së shtypit, duke e ngritur pozicionin në Indeksin Global të Lirisë së Shtypit për vitin 2025. Sipas raportit të organizatës Reporterët pa Kufij, vendi është ngjitur 19 pozita, duke arritur vendin e 80-të nga 180 shtete të vlerësuara.

Në nivel rajonal, Shqipëria renditet e treta për lirinë e medias, pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, duke tejkaluar shtete të Bashkimit Evropian si Greqia. Një lajm pozitiv është fakti se gjatë vitit të kaluar nuk është raportuar asnjë rast i gazetarëve të vrarë apo të burgosur në Shqipëri.

Megjithatë, raporti thekson ende sfida, përfshirë konfliktin e interesave dhe kërcënimet për pavarësinë ekonomike të mediave. Lidhjet e ngushta midis politikës dhe biznesit janë një shqetësim, duke krijuar presion ndaj gazetarëve, të cilët përballen me frikësime nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Shqipëria ka performuar mirë në indikatorët e sigurisë dhe aspekteve ligjore, por ka pësuar dobësi në fushat politike dhe ekonomike, të cilat pasqyrojnë ndikimin e politikës dhe interesave ekonomike në median.

Në krahasim, Kosova dhe Serbia janë renditur më poshtë se Shqipëria në Indeksin e Lirisë së Shtypit, me pozitat përkatëse të 99-ta dhe 96-ta.

Pjesë nga raporti

“Gazetarët përballen me presion politik, veçanërisht gjatë zgjedhjeve. Politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale duke politizuar rregullatorët e medias dhe duke emëruar ata që janë përgjegjës për median publike. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh i nënshtrohen sulmeve të dizajnuara për t’i diskredituar ata si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, dhe ata kanë vështirësi në marrjen e informacionit shtetëror, qasja në të cilin mund të jetë edhe më e kufizuar nga një centralizim i kohëve të fundit i komunikimeve qeveritare”.

Korniza ligjore

“Edhe pse kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet ligjore ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme. Si rezultat i vendimeve gjyqësore kontraverse, mediave iu ndalua të mbulonin çështje të ndjeshme me interes publik”.

Konteksti sociokulturor

“Gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve. Gazetaret gra, të cilat përbëjnë shumicën e profesionit, përballen me ngacmime online dhe në disa raste me diskriminim gjinor brenda organizatave të lajmeve, megjithëse ka pasur përparim në këtë fushë. Autocensura është e përhapur, por megjithatë mediat kanë krijuar një platformë për vetërregullim etik, të parin e këtij lloji në Shqipëri”, thuhet në raport.

Rajoni dhe bota

Në rajonin e Ballkanit, raporti vëren një rënie të përgjithshme të lirisë së shtypit. Mali i Zi mban vendin më të lartë në rajon, në pozicionin e 37-të, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia. Kosova ka shënuar gjithashtu rënie në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 99-të.

Në përfundim, RSF nënvizon se presioni ekonomik, i lidhur me përqendrimin e pronësisë, varësinë nga reklamuesit dhe mungesën e mbështetjes publike transparente, është një nga faktorët kryesorë që po e minojnë lirinë e medias. “Pa pavarësi ekonomike nuk mund të ketë shtyp të lirë”, thuhet në raport.

Në nivel global, raporti për vitin 2025 kryesohet nga Norvegjia, e ndjekur nga Estonia, Holanda, Suedia dhe Finlanda. Ndër vendet që kanë pësuar rënie të lehtë janë Shtetet e Bashkuara, që kanë zbritur nga vendi i 55-të në të 57-in, dhe Italia, nga vendi i 46-të në të 49-in.

Eritrea mbyll listën e renditjes botërore, ndërsa Kina dhe Koreja e Veriut pozicionohen menjëherë më sipër, duke përbërë tre vendet me lirinë më të kufizuar të medias.

Etiketa: Liria e shtypit në Shqipëri

Të tjera

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë
Aktualitet

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka ka akuzuar publikisht drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, për plagjiaturë...

16:03 17/02/2026
Para
Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.