Udhëheqësi i opozitës Ruse Aleksei Navalny zbarkoi në Gjermani për të marrë trajtim mjekësor për një rast të dyshuar të helmimit, tha zëdhënësi i tij të shtunën në mëngjes.
“Avioni me Alexei sapo ka zbritur në Berlin”, tha Yarmysh në Twitter. Navalny u sëmur në një fluturim për në Moskë nga Tomsk të enjten, duke detyruar aeroplanin të bënte një ulje emergjente në qytetin Siberian të Omsk. Ai u dërgua në një spital lokal dhe u konfirmua se ishte në gjendje kome. Sekretarja e tij e shtypit Kira Yarmysh deklaroi se ishte helmuar “me diçka të përzier në çaj”.
Ekipi i Navalny bëri marrëveshje për ta transferuar atë në klinikën e Berlinit, Charité, shkruante Associated Press. Por mjekët rusë në spitalin në Omsk fillimisht refuzuan të lejojnë transferimin e Navalny, duke thënë se ai ishte shumë i paqëndrueshëm për t’u transferuar.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thanë të enjten se ata ishin të gatshëm të ofrojnë azil dhe ndihmë mjekësore për aktivistin rus të opozitës.
Komisioni Evropian të premten gjithashtu u kërkoi autoriteteve ruse të lejojnë transferimin. Navalny është lideri më i dukshëm i opozitës në Rusi dhe kritiku prej kohësh i presidentit rus Vladimir Putin. Ai është arrestuar shpesh vitet e kaluara dhe vitin e kaluar gjithashtu pretendoi se ishte helmuar në përpjekje për të ndaluar punën e tij politike.