Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Liberalizimi i pjesshëm tek energjia! Bizneset në tension të mesëm, ja sa shkon fatura

08:19 02/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Bizneset në tension të mesëm të lidhur në 20,10 apo 6 kilovolt, të cilët që prej fillimit të vitit të shkuar po trajtohen me çmim preferencial, kanë konsumuar 1 miliard kWh energji.

Me nisjen e procesit të daljes në treg të lirë të paktën 7600 kompani u përballën me çmime të kripura në tregun e parregulluar dhe falë rezistencës së tyre u mbajtën nga qeveria me një çmim pjesërisht të liberalizuar. Çmimi i tyre mesatar për vitin 2022 ishte 18.58 lekë/kWh që është 70 për qind më i lartë se ai që kishin në tregun e rregulluar.

“Referuar bilancit energjetik rezulton se sasia e energjisë së konsumuar nga klientët e lidhur në nivelet e tensionit 20/10/6 kV për vitin 2022 është 1,079 GWh me një vlerë të faturuar prej afro 20,058 milion lekë” thuhet në raport.

Pra, shteti këto biznese në tension të mesëm i ka faturuar 175 milionë euro por nëse nuk do të trajtoheshin me çmim preferencial atëherë fatura do të ishte 40 për qind më e lartë pasi nëse i referohemi raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë bizneset e lidhur në 35 kilovolt blenë energjinë me një çmim mesatar 32.11 lekë/kWh.

Çmimi më i lirë që u sigurua për këto biznese erdhi si efekt i një marrëveshjeje mes kompanive publike ku Korporata Elektroneneërgjetke Shqiptare sasinë e energjisë të destinuar për këtë grup e shiste tek OSHEE me një çmim 12 lekë/kwh.

Procesi i liberalizimit

Liberalizimi me kategorinë 35 kilovolt nisi në vitin 2018 ku ishin të paktën 96 subjekte të lidhur në këtë nivel tensioni. Më pas faza tjetër e liberalizimit nisi në 2022.

“Me njoftimin nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për plotësimin e kushteve teknike për daljen në treg të liberalizuar të klientëve të lidhur në tension të mesëm 20/10/6 kV, në zbatim të ligjit 43/2015 “Për sektorin e elektrike”, i ndryshuar, duke filluar nga data 1 janar 2022, ERE ka publikuar në faqen elektronike të saj njoftimin e mësipërm si dhe ka rikujtuar të drejtën e këtyre klientëve për të zgjedhur lirshëm furnizuesin e tyre. Gjithashtu, u qartësua se në pamundësi të sigurimit të një marrëveshje furnizimi me një nga subjektet e licencuara në këtë aktivitet, klientëve iu lind e drejta e furnizimit me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Në zbatim të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të aksionarit, shoqëria KESH sh.a. furnizoi të gjithë sasinë e kërkuar të energjisë elektrike për klientët e FSHU sh.a., përfshirë këtu edhe klientët të lidhur në nivelet e tensionit 20/10/6 kV, të cilët u gjendën në kushtet e furnizimit të mundësisë së fundit pas datë s1 janar 2022. Kosto e blerjes së sasisë së energjisë për mbulimin e kërkesës së kësaj kategorie klientësh të përcaktuar në vendimin sipërcituar, ishte ajo prej 12 lekë/kWh” sqaron Enti.

Këto biznese parashikohet që të mbrohen me një çmim preferencial deri në momentin e zbehjes së krizës së energjisë të paktën sipas premtimit të qeverisë në tryezat e mbajtura me bizneset./ MONITOR

Të tjera

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës
Aktualitet

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Vendimi i sotëm i Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut ishte një moment që...

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën
Aktualitet

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku....

11:30 12/03/2026
Para
I riu ra në koma pas arrestimit, çfarë deklaron Policia e Tiranës

I riu ra në koma pas arrestimit, çfarë deklaron Policia e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

15:47 11/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.