Skip to content
Bota

Libani nuk gjen qetësi, shpërthen depoja e armatimeve

· 1 min lexim

Pas dy muajsh nga shpërthimi i fuqishëm në Bejrut Libani është tronditur sërish ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut ka shpërtheyr. Shpërthimi ka ndodhur në  qytetin port të Sidonit për shkak të një gabimi teknik.

Nga shpërthimi deri më tani për fat të mirë nuk ka viktima por vetëm dëme materiale, por megjithatë banorët janë frikësuar shumë nga shpërthimi duke qenë se edhe para disa javësh u përballën me një tmerr të ngjashëm.

Anëtarët e grupit vendosën një kordon sigurie, duke ndaluar gazetarët të afroheshin në zonë. Shpërthimi misterioz vjen shtatë javë pas atij në portin e Bejrut, që vrau 200 njerëz, plagosi 6500 të tjerë dhe dëmtoi dhjetëra mijëra ndërtesa në kryeqytet, Bejrut.