Lenjani heq dorë nga Kombëtarja: Sa kohë të jetë Panuçi në krye, unë nuk e vesh fanellën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ermir Lenjani padyshim që ka qenë një nga emrat më të përfolur në futbollin shqiptar, megjithatë duket se gjërat me trajnerin, Kristian Panuçi nuk janë duke shkuar siç duhet.

Lenjani është duke kaluar në një moment relativisht shumë të mirë në kampionatin helvet, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar që ta bindë trajnerin ta bëjë pjesë të dy sfidave që pritet të ketë Kombëtarja, asaj me Turqinë dhe me  Andorrën.

Lenjani ka dhënë reagimin e tij, pikërisht për këtë arsye, duke iu kundërvënë zgjedhjeve të trajnerit dhe bërë edhe një deklaratë edhe më të fortë.

Futbollisti ka thënë se për sa kohë në krye të skuadrës ka për të qenë italiani, ai nuk ka për ta veshur fanellën e Kombëtares.

Kjo padyshim mund të jetë një humbje e madhe për skuadrën tonë, megjithatë vendimi i takon gjithsecilit.

Reagimi i Lejanit

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

Shpërndaje
Share.

Komento