Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë ka goditur Pogradecin paraditen e sotme.
Lëkundjet janë ndjerë më shumë në lagjen nr. 2, por gjithashtu edhe në zonat përreth.
Paniku ka shpërthyer tek banorët, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të ndërtesave.
Deri tani nuk ka pasur raporte për dëme materiale apo viktima.