Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lëkundje të forta në Greqi, rritet frika për një vullkan

08:16 04/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
Lëkundje të forta në Greqi, rritet frika për një vullkan

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit, duke shtuar ankthin dhe pasigurinë mes banorëve.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur ta kalojnë natën në çadra, nga frika e lëkundjeve të mëtejshme.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane e Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në lindje të Oia-s, me një thellësi fokale prej 14 kilometrash.

Ndërkohë, autoritetet në Santorini mbeten në gatishmëri të plotë, pasi aktiviteti sizmik në këtë zonë mbetet i lartë, me disa tërmete të njëpasnjëshme që kanë tronditur ishullin.

Për shkak të situatës, shumë qytetarë dhe turistë kanë filluar të largohen nga Santorini, duke përdorur si rrugët ajrore ashtu edhe ato detare. Kjo ka shkaktuar mbipopullim në portin e ishullit, ndërsa banorët ndihen të shqetësuar për pasojat e mundshme.

Pavarësisht panikut, presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet në Greqi, Efthimis Lekkas, ka bërë thirrje për qetësi, duke theksuar se nuk ka rrezik për një tërmet shkatërrues si ai i vitit 1956.

“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë disa ditë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur çarjen. Nuk do të prodhojë tërmete të mëdha. Mund të shohim magnituda jo më të mëdha se 5 e shkallës Rihter. Njerëzit të mos bëjnë panik, nuk do të ketë tërmet si ai i vitit 1956”, tha Lekkas.

Nga ana tjetër, profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës ka ngritur hipotezën se aktiviteti sizmik i shtuar midis Santorinit dhe Amorgos mund të ketë lidhje me një vullkan nënujor.

“Një mundësi është që të jetë aktivizuar një çarje, diçka e ngjashme me atë që shkaktoi tërmetin e madh të vitit 1956. Me fjalë të tjera, një vazhdimësi e thyerjes. Ky ishte tërmeti që arriti në 7.5 ballë. Por nëse një tërmet ndodh tani, nuk mendoj se dikush e pret të jetë kaq i madh. Pra, ky është një skenar. Skenari tjetër është aktivizimi i vullkanit që ndodhet brenda kalderës së ishullit të Santorinit dhe tjetri është një vullkan nënujor i quajtur Kolumbo, i cili ndodhet pak në veri të Santorinit, afërsisht 5 dhe 8 kilometra nga maja veriore e Santorinit, pra, duke shkuar drejt Ios. Aty ndodhet vullkani nënujor i quajtur Columbo. Pra, këta janë tre skenarët dhe ndikimet e mundshme që mund të kenë. Kjo është ajo që u ekzaminua në zonë.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: greqiTermetevullkan

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
I dënuar për dhunë në familje, arratiset nga burgu i Shënkollit (Emri)

I dënuar për dhunë në familje, arratiset nga burgu i Shënkollit (Emri)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English