Lehtëson masat anti-Covid? Rama: Lokalet do të lejohen të punojnë edhe…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me nisjen e fushatës elektorale, qeveria “Rama” ka vendosur që të lehtësojë disa prej masave anti-COVID, aq shumë të shtrënguara sidomos për biznesin, duke synuar që të bëjë sa më shumë “aleatë” nga ky sektor.

Kështu, kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në disa biznese në qytetin e Vlorë sot, dha lajmin e mirë se po ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë do të publikojë udhëzimet për lokalet.

Sipas tij, të gjitha lokalet do të kenë mundësi të punojnë edhe në ambientet e  brendshme.

Kreu qeverisë theksoi se, koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jashtë.

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë, për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”,- tha Rama.

Nuk dihet se më këto “lëshime” qeveria synon të bëjë aleatë të saj bizneset, sidomos baret, kafenetë dhe restorantet, që janë edhe subjektet më të përhapura në të gjithë vendin.

Por ajo që nënkuptohet, është fakti se masat anti-Covid të propozuara nga qeveria në kohën e pandemisë, jo vetëm që nuk u respektuan, por rezultuan dhe aspak të vlefshme, pasi deri tani ritmi i sëmundjes ka vijuar po thuajse i njëjti.

Rama Ne Vlore

Deklarata

“I thërrisni pak mendjes, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”.

/Video: BW/ GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento