Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Largohet nga detyra drejtori i Entit Kombëtar të Banesave

09:48 07/11/2024
Reading Time: 3 min lexim
Largohet nga detyra drejtori i Entit Kombëtar të Banesave

Stefan Çipa ka njoftuar përfundimin e detyrës së tij si Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave.

Në një postim në rrjetet sociale, Çipa shprehu falënderimet për bashkëpunëtorët dhe bëri të ditur se vendin e tij do ta zërë Besmir Hysa.

Rostimi i Stefan Çipës:

Te dashur miq!

Sot kam mbyllur detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave.

Ka qenë një kohë, përgjatë së cilës, çdo ditë pune, kishte intensitet. Ishte pjesë e natyrshme e jetës sime të përhershme në marrëdhëniet e punës, sipas mendësisë sime për të respektuar përherë normat, ligjet, vlerat dhe parimet e virtytshme. Krejt dekadat e mia të punës janë dominuar nga vizioni dhe parimet për ta patur ndershmërinë të njëjtë, si në ditën e parë edhe në të fundit të çdo pune.

Por koha për njeriun rrjedh dhe si pika të saj janë ditët. Kur mbyll një status social për të hyrë në një të ri, natyrshëm mendja bën bilance. Një ditë e fundit e punës, të shkakton ndjenja dhe gjendje, emocione dhe sidomos të fut në ngasjen e meditimeve.

Në këtë ditë, natyrshëm kushdo, kthen kokën pas, për të parë se çfarë është arritur dhe ç’ka mund të ishte më ndryshe!

Në udhëtimin tim dhe në karrierën time, kam pasur shumë stacione dhe befasi, ngjitje dhe ndalime, gëzime dhe brengosje, entusiazëm dhe trishtime, fatmbarësi dhe zhgënjime. Por triumfin përherë e ka pasur e mira.

Ndarja nga kjo detyrë e fundit, në drejtimin e këtij institucioni, përbën një moment të veçantë për moshën time njerëzore.

Jo për rutinë, por si natyrshmëri të vetvetes, në këtë ndarje nga stafi dhe krejt bashkëpunëtorët e mi në Entin Kombëtar të Banesave, dua të përcjell falenderimet dhe mirënjohjen time. Ka qenë një kohë e bukur punë bërëse dhe e gëzimtë për njerëz e qytetarë në skaje të ndryshme të atdheut.

Kam krenari të veçantë dhe përulem për punën e gjithë stafit përgjatë pesë viteve. Ia dolëm që EKB të transformohet në një institucion të rëndësishëm për strehimin e shtresave në nevojë.

Përmes ndërtimit të banesave me kosto të ulët, ne kemi dhuruar lumturi për familje dhe qytetarë që kanë pritur dhe kanë pasur këtë ëndërr.

Në këto 5 vite, ne ndërtuam dyfishin e apartamenteve të ndërtuara për 12 vite më parë. Ky është një rekord që më bën krenar. Ne rritëm ndjeshëm të ardhurat e institucionit nga viti në vit.

Morëm pjesë aktive në procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Rritëm ndjeshëm pagat e punonjësve, duke e kthyer EKB në një institucion të preferuar në administratë.

Përfundojmë çmimet e shitjes në treg të apartamenteve në gjithë vendin, e shumë, e shumë aritje të tjera.

Falenderimet e mija shkojnë  për stafin e mrrekullueshëm të EKB, (në qendër dhe në drejtoritë e qarqeve).

Falenderime për mbështetjen që kemi patur nga Drejtoria e Strehimit të Ministrisë që mbulon strehimin dhe nga Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryetarët e tij.

Faleminderit, kryetarëve të bashkive  me të cilët bashkëpunuam për ndërtimin e banesave me kosto të ulët.

Faleminderit Qeverisë dhe Kryeministrit për mbështetjen në zbatim të politikave të strehimit si një ndër prioritetet e tyre.

Natyrshëm i uroj suksese në detyrë, drejtorit të ri të EKB, zotit Besmir Hysa!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drejtori i Entit Kombëtar të Banesavestefan cipa

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Champions League/ Interi mposht Arsenalin

Champions League/ Interi mposht Arsenalin

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English