Kevin de Bruyne u bashkua me skuadrën e Belgjikës të hënën por mbetet një dyshim i madh nëse do të jetë në ndeshjen e parë të Euro 2020 kundër Rusisë pasi iu nënshtrua një operacioni të vogël në një dëmtim të fytyrës, tha trajneri i tij Roberto Martinez.
“Kevin De Bruyne është bashkuar me grupin dhe ky është një lajm fantastik. Ai duket i gatshëm, duket i freskët dhe vetëm ta shohësh duke ecur në dhomën e ngrënies ishte një moment i mirë i ditës,” u tha Martinez gazetarëve në bazën e ekipit të Belgjikës pranë Brukselit.
Mesfushori i Manchester City iu nënshtrua “një operacioni të vogël” në fytyrën e tij të shtunën në mëngjes pasi pësoi fraktura në hundë dhe në pjesën e poshtme të syrit të majtë në një përplasje me Antonio Ruediger të Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj.Martinez pranoi që De Bruyne mund të jetë në gjendje të jetë gati për të luajtur kundër Rusisë në Saint-Petersburg në ndeshjen e parë të Belgjikës në Grupin B të shtunën.
“Ai bashkohet me departamentin mjekësor tani për ditët e ardhshme dhe pastaj sa herë që do të marrim dritën jeshile ai do të integrohet në anën sportive,” tha ish-trajneri i Everton.
“Për momentin nuk jam duke llogaritur që Kevin të jetë në ndeshjen e parë, por nëse kjo ndryshon do të jetë sepse ai përshtatet mirë me programin e tij,” vazhdoi ai, duke shtuar se është herët për të vendosur kur ai do të jetë në gjendje të luajë.
Belgjika, e cila udhëton në Saint-Petersburg të premten, do të përballet gjithashtu me Danimarkën në Kopenhagen më 17 qershor dhe Finlandën, përsëri në Rusi, më 21 qershor. Të dielën De Bruyne u bë lojtari i tretë që fitoi çmimin e lojtarit të vitit të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë Anglez (PFA) për një sezon të dytë radhazi.