LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, një i vdekur e tre të plagosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku një furgon ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga .

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Toskollare’, në afërsi të Poroçani, një fshat i thellë malor me rrugë të amortizuar, raporton News 24.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sakaq, drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca dhe Policia.

Kujtojmë se lehtësimi i masave të marra për parandalimin e pandemisë, ka rikthyer aksidentet në vendin tonë.

INSTAT raportoi se në muajin mars u shënuan 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin mars të një viti më parë, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket numrit të të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) në mars u regjistruan 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

LEXO: Kufizimi i qarkullimit nga Covid-19 përgjysmoi aksidentet gjatë muajit mars

…në përditësim

Shpërndaje
Share.

Komento