Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lajçak viziton Beogradin në kuadër të përgatitjeve për takimin Kosovë – Serbi

17:14 14/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia pritet të diskutojnë të enjten në Bruksel rreth projekt statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke u mbështetur në një propozim euro-amerikan, i cili ende nuk është shpalosur për opinionin publik.

Për të dytën herë brenda një jave i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, qëndroi në rajon për të përgatitur takimin e së enjtes. Të martën ai zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pas të cilit kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, tha se në Bruksel do të diskutohet mbi tekstin e statutit të Asociacionit, që sipas tij’ “është hapi i parë konkret drejt formimit të tij”.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë një dokument për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, pjesë e të cilit ishte propozimi për statutin e Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Pesë ditë më vonë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, të cilët kërkuan nga Kosova themelimin e Asociacionit, ndërsa nga Serbia, njohjen de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për statutin, por akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi të nënshkruante. Presidenti serb tha ndërkaq se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme.

Propozimi i cili ende nuk është bërë publik, ka nxitur debate të shumta në Kosovë, ku janë shfaqur disa propozime, vërtetësia e të cilëve nuk është pohuar nga diplomatët perëndimorë që kanë kërkuar trajtimin e çështjes në mirëbesim. Javën e kaluar amabsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i vlerësoi të paarsyeshme debatet rreth kushtetutshmërisë së statutit duke nënvizuar se propozimi është hartuar me shumë kujdes dhe duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është detyrim në kuadër të marrëveshjes që Kosova dhe Serbia arritën në Bruksel dhe në Ohër më herët gjatë vitit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Por marrëveshja nuk i uli tensionet ndërmjet palëve, të cilat u përkeqësuan në fund të shtatorit pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie. Sulmi u pasua nga një shtim përpjekjesh perëndimore për t’i nxitur palët të përshpejtojnë normalizimin e marrëdhëieve, mes shqetësimeve mbi mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon./ VOA

Të tjera

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja
Aktualitet

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

Një 44 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Françesk Shkambi, është vrarë me armë zjarri në Michigan të Shteteve të Bashkuara...

10:50 18/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 18 nëntor 2025

Dashi Dita sjell një energji të fuqishme për qartësi dhe veprim. Mund të merrni një vendim që e keni shtyrë...

10:42 18/11/2025
Para
Kantieri ku u vranë 5 shqiptarët në Gjermani, kishte defekte të njohura

Kantieri ku u vranë 5 shqiptarët në Gjermani, kishte defekte të njohura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

10:50 18/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 18 nëntor 2025

10:42 18/11/2025
Del përgjigjja për dëmtimin e Brojës ndaj Anglisë, zbulohet sa do të mungojë

Del përgjigjja për dëmtimin e Brojës ndaj Anglisë, zbulohet sa do të mungojë

16:02 17/11/2025
Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

11:20 17/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.