E reja e cila u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht nga 31-vjeçari Gerald Gusholli ka treguar për mediat të gjithë kalvarin e vuajtjeve dhe dhunës së ushtruar nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gjithçka filloi nga njohja e tyre në një spital në Gjermani, ku më pas e reja ka marrë vendimin për të lënë gjithçka që kishte ndërtuar atje së bashku me familjen e saj, e për të ndjekur dashurinë në Shqipëri.
Që me mbërritjen e saj në fillim të këtij muaji në Tiranë, Gusholli është treguar xheloz dhe i dhunshëm, deri në mbajtjen peng tësë resë në katin e pestë të një pallati në zonën e ish-parkut të autobusave.
“Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e doroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën.
Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhuna. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Kishim 1 vit e gjysmë që njiheshim. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kemi denoncuar as unë as familja. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia.
Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë por e di që fliste në telefon, shkruante mesazhe, më kërcënonte se do vijë shoku im tani, do të torturojmë.
Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani.
Kur flisja në telefon me gocën e dajës së tij, ajo i thoshte të lutem mos u zini. Kur folëm prap në telefon, i thashë gocës së dajës të vijë të më ndihmojë. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Unë kam lindur e jam rritur në Gjermani, jam infermiere.
Ai ka qenë në qytetin tim dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja.
Më ka detyruar të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam kosnumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë. Mua nuk ka cfarë më mban Shqipëria, erdha të krijoja familjen me Gleardin, erdhi të hakmerret me mua. Me familjarët s’kam folur. Ditën që erdhi kunata për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, cuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorrin nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur”, tha 28-vjeçarja.
Avokati mbrojtës i vajzës së dhunuar Enea Cenko, në një deklaratë për mediat më herët, kërkoi nga prokuroria që të bëhet rikualifikimi i veprës penale, për tentativë vrasje. Sipas tij e reja është një shtetase gjermane, dhe me Gushollin ishte njohur në një spital në Gjermani, ku punonte si infermiere
E reja ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën, edhe pse në trupin e saj ka shenja të shumta dhune, ndërkohë që ka deklaruar se është detyruar që të konsumojë kokainë.
28 vjeçarja ka treguar që kishte tentuar që të hidhej nga kati i pestë i pallatit, ku ishte mbajtur peng për një javë nga Gusholli.
Avokati Cenko iu drejtua me një thirrje për ndihmë dhe ambasadës gjermane në Shqipëri, që të resë ti sigurohet jeta.
“Është mbajtur me dhunë nga ky shtetas që është ndaluar nga komisariati numër 2 i Tiranës, vajza është tentuar që të vritet nga ky shtetas. Unë kërkoj ndryshimin e akuzës për këtë shtetas. Në bazë të informacioneve që unë kam, vajza është kërcënuar vazhdimisht, vajza është shtetase gjermane, është njohur në spital me personin e arrestuar.
Ka qenë spitali gjerman që ka kërkuar ndihmë për të riun, që vajza ta përkthente. Policia e Shtetit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, por unë mendoj se kualifikimi i veprës penale ka mangësi ligjore, pasi do të duhet të ishte jo vetëm pengmarrje, por edhe tentativë vrasje.Të ribëhet kualifikimi i veprës penale, institucionet të marrin në dorë jetën e asaj vajze. Të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar”, tha Cenko.