Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tetativën e fundit për konstituim

08:43 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për herë të 52-të në përpjekje për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit, vetëm një ditë para përfundimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Pas datës 26 korrik, sipas vendimit të Gjykatës, deputetët nuk do të kenë më të drejtë të ndërmarrin veprime për konstituimin e Kuvendit deri më 8 gusht, periudhë në të cilën është vendosur një masë e përkohshme ex officio.

Në arsyetimin e saj, Gjykata tha se çdo veprim i ndërmarrë pas skadimit të afatit rrezikon të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Ky vendim vjen ndërsa Kushtetuesja po shqyrton dy kërkesa të paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që lidhen me procesin e konstituimit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por kandidatura e saj, Albulena Haxhiu, është refuzuar nga partitë opozitare, të cilat e shohin si figurë përçarëse. PDK, AAK, LDK dhe Lista Serbe kanë deklaruar se nuk e mbështesin asnjë kandidat të LVV-së dhe janë gjithashtu kundër ndryshimit të mënyrës së votimit nga e hapur në të fshehtë një çështje për të cilën Kushtetuesja dhe Vetëvendosje kanë interpretime të kundërta.

Në përpjekje për kompromis, javën e kaluar u zhvillua një takim mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, partia e të cilit ka tre deputetë. Deri tani, nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje konkrete.

Në sfondin e krizës politike, presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesa shtesë: të sqarojë pasojat ligjore nëse Kuvendi nuk konstituohet në afat dhe të vendosë një tjetër masë të përkohshme për zgjatjen e këtij afati. Ajo argumentoi se një ndërhyrje e tillë është e nevojshme për të shmangur një bllokadë institucionale.

Megjithatë, jo të gjithë e kanë përkrahur këtë qasje. PDK dhe AAK e kanë interpretuar si një përpjekje për të fituar kohë për LVV-në, ndërsa ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur kërkesën e Osmanit të pabazuar dhe të papranueshme.

Për të garantuar transparencën e procesit, Ambasada Gjermane njoftoi se ambasadori Jorn Rohde, së bashku me përfaqësues të tjerë diplomatikë, do të jenë të pranishëm në këtë seancë vendimtare.

Ndërkohë, presioni publik për përmbylljen e procesit mbetet i lartë. Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar vazhdimisht që të konstituohen institucionet dhe të nisë puna e re legjislative. Deputetët duhet të zgjedhin jo vetëm kryeparlamentarin, por edhe pesë nënkryetarë, për të finalizuar formalisht konstituimin e Kuvendit.

Etiketa: Kuvendi i Kosoves

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kërkohej në Itali për disa vepra penale, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.