Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kushtetuta e SHBA, ja çfarë parashikon amendamenti 20 nëse Trump nuk largohet!

00:31 19/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Megjithëse i kundërshtoi ashpër rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të fituara nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, Presidenti Donald Trump planifikon të largohet nga Shtëpia e Bardhë mëngjesin e 20 Janarit.

Ai do të ndjekë gjurmët e secilit prej paraardhësve të tij. Asnjë president në historinë amerikane nuk ka refuzuar të dalë nga rezidenca ekzekutive.

Por çfarë do të ndodhte nëse dikush refuzon?

“Synimi kryesor kur u projektua sistemi ynë ishte që të mos kishim një monark me mandat të pacaktuar. Presidenti ka një mandat katër-vjeçar dhe nëse rizgjidhet, shkëlqyeshëm, por nëse jo, atëherë ikën ”, thotë Brian Kalt, profesor i së drejtës në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Kushtetuta, ligji suprem i Shteteve të Bashkuara, thotë se presidenti, “e mban detyrën e tij gjatë mandatit prej katër vjetësh”.

“Ndërsa amendamenti i 20-të deklaron se mandati i tij përfundon në mesditën e 20 janarit dhe presidenti i ri bën betimin duke u bërë president në mesditën e 20 janarit,” thotë profesori. “Në mesditë, ky person nuk është më president… ai është një shkelës i ligjit nëse nuk ikën.”

Çfarë do të ndodhte nëse një president refuzonte të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

“Pasi do të inaugurohej presidenti i ri, ai do të thërriste Shërbimin Sekret ose ushtrinë për të shoqëruar presidentin e vjetër nga Shtëpia e Bardhë,” thotë historiani Bruce Kuklick. “Dhe kjo nuk ka dyshim.”

Përveç kësaj, uzurpimi i Shtëpisë së Bardhë, nëse ndodh, nuk e bën dikë president.

“Ajo që të bën president është inaugurimi si president i Shteteve të Bashkuara pas një procesi ku vendoset se kush fitoi zgjedhjet”, thotë Kate Masur, profesore e asociuar e historisë në Universitetin Northëestern. “Nuk ka asgjë në Kushtetutë që thotë se nëse je fizikisht në Shtëpinë e Bardhë je president.”

Zyrtarët në të gjithë qeverinë luajnë rol thelbësor për transferimin paqësor të pushtetit. Shumë punonjës federalë, përfshirë ata në ushtri, Shërbimin Sekret dhe FBI, bëjnë betim për të mbrojtur Kushtetutën, që do të thotë njohje e fituesit të votave të Kolegjit Zgjedhor.”Kushtetuta thotë se ekziston një Kolegj Zgjedhor dhe jep një përshkrim të mënyrës se si zgjidhet një president i ri,” thotë profesoresha Kate Masur.

“Dhe nëse dikush refuzon t’u bindet procedurave në atë pjesë të Kushtetutës që përcakton kornizën për mënyrën se si zgjidhet një president, kjo do të ishte shkelje e betimit”, shton ajo.

Historiani Kuklick deklaron se është pesha e kulturës politike dhe e opinionit publik, në vend të fjalëve konkrete të Kushtetutës, që i bëjnë presidentët amerikanë të mos qëndrojnë më shumë se sa janë të mirëpritur.

Kuklick thotë se traditat demokratike si zgjedhjet e lira e të ndershme dhe transferimi paqësor i pushtetit janë pjesë përbërëse e asaj se si amerikanët e shohin veten e tyre. Dhe këto tradita që çmohen shumë nuk mund të braktisen aq lehtë nga amerikanët.

“Nëse je shtetas i SHBA, që nga koha kur ishte në kopsht, ke dëgjuar histori se si funksionojnë Shtetet e Bashkuara dhe për llojin e demokracisë kushtetuese që mishërojnë. Gjatë jetës tënde, i ke parë presidentët kur humbin dhe largohen nga pushteti”, ka deklaruar Kuklick.

“Është pikërisht pjesë e madhështisë së këtij sistemi kushtetues dhe njerëzit janë rritur dhe edukuar qysh të vegjël me këtë”, ka përfunduar historian amerikan./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Amendamenti 20Donald TrumpKushtetuta e SHBAPresidentiRefuzimi per tu larguar

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Vetingu shkarkon gjyqtarin, GJKKO mbetet me 8 anëtarë dhe del jashtë funksionit

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English