Prej shumë kohësh tashmë, maturantët kanë nisur përgatitjet e tyre për studimet e larta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i është drejtuar me një mesash në rrjetet sociale për përzgjedhjen e degëve të preferuara.
Përmes një statusi në “Facebook”, ministrja Kushi bën me dije se maturantët mund të zgjedhin preferencat e tyre nëpërmjet portalit “U-Albania”, mes datave 29 korrik dhe 3 gusht. Gjithashtu, iu ka kërkuar studentëve që të konsultohen mirë për çdo detaj.
“Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit. Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!”, është shprehur mes të tjerash Kushi.
Statusi i ministres së Arsimit:
“Të dashur maturantë. Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania”.
Kam besim që ju do të bëni zgjedhjen e duhur duke u bazuar në talentin, pasionin tuaj, por edhe nevojat dhe perspektivat e tregut të punës. Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit. Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!”, shkroi ministrja Kushi.