Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

11:53 07/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Deklarata tronditëse e Gjovalin Shkëmbit, xhaxhait të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shkaktuar valë reagimesh dhe shqetësim të thellë në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Gjovalini ka lëshuar një sërë kërcënimesh të hapura ndaj çdo gjyqtari që do të guxojë të dënojë nipin e tij, Elvis Shkëmbin, i cili ditën e djeshme ekzekutoi gjyqtarin brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë.

“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë, s’na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon, se do t’i hajë plumbat si Astrit Kalaja,” ka deklaruar me tone kërcënuese Gjovalini.

Në vijim të intervistës, ai ka pretenduar se familja e tij ka 13 vjet që përpiqet të marrë pronën e kontestuar në Shkodër dhe se, sipas tij, çdo proces gjyqësor është zvarritur padrejtësisht nga institucionet.

“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: Më liro pronën, ta hetojë shteti! Nuk ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimeve të nipit,” ka shtuar ai.

Në fund të intervistës, Gjovalini ka dërguar edhe një mesazh për familjen e gjyqtarit të ndjerë, duke kërkuar “falje”, por duke e shoqëruar sërish me një paralajmërim të errët:

“Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.”

Deklarata e tij, e mbushur me tone kërcënuese dhe armiqësore ndaj sistemit të drejtësisë, ka ngritur alarmin për sigurinë e gjyqtarëve dhe për gjendjen e tensionuar që ka përfshirë çështjen e pronësisë në Shkodër, e cila tashmë ka marrë përmasa të rënda kriminale.

Burime nga organet e hetimit bëjnë me dije se prokuroria ka nisur verifikimet për deklaratat e Gjovalin Shkëmbit, të cilat mund të përbëjnë vepër penale për nxitje të urrejtjes dhe kërcënim ndaj institucioneve të drejtësisë. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe lidhjet e mundshme të tij me çështjen që u bë shkak për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që ka ekspozuar në mënyrën më të dhimbshme dështimin e shtetit për të parandaluar shpërthimin e një konflikti që zvarritej prej vitesh.

Të tjera

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro
Kryesore

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, u dorëhoq sot pas javësh protestash të fuqishme që tronditën vendin nga një skaj në...

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Aktualitet

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...

12:25 11/12/2025
Para
Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

12:01 11/12/2025
Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.