‘Kush mban qen, ja sa më shumë rrezikohet nga Covid-i…’/ Studimi që po tremb të gjithë ta pasionuarit pas kafshëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e koronavirusit është e pranishme në botë të paktën që prej një viti, por shumë njerëz e kanë harruar faktin se ajo erdhi pas një mutacioni të çuditshëm nga një lakuriq nate.

Por në lidhje me sëmundje virale siç është edhe “Sars-Cov-II” (koronavirusi), janë kafshë të ndryshme që janë jo vetëm bartës por edhe transmetues te njeriu, raporton “Daily Mail”.

Por kohët e fundit ajo që ka trembur dhe mërzitur shumë njerëzit, është fakti i një studimi spanjoll mbi qentë, prej të cilëve është zbuluar se COVID-in mund ta marrësh pikërisht prej tyre.

Studimi i bërë nga Universiteti i Granadës në Spanjë, tregon se, kush mban qen në shtëpi, është me 78% më i rrezikuar të infektohet me Covid-19.

Edhe pse ai ka ngjallur shumë polemika në Spanjë, studiuesit u shprehën se, qentë mund ta merrnin virusin të ambientet e ndotura në publik dhe më pas ata e transmetonin atë duke u prekur apo fërkuar te pronarët e tyre.

Pjesë e studimit si kampionë ishin 2086 njerëz në Spanjë, dhe se duke krahasuar disa aktivitete të ndryshme, ata dolën në përgjigjen se nxjerrja e qenit për shëtitje e rrit me 78% mundësinë që njeriu të infektohet me Covid-19.

Studimi avancoi në kërkimet e tij dhe si një aktivitet tjetër që e rrit shumë rrezikun e infektimit, ai zbuloi se është edhe pranimi i dërgesave on-line që vijnë nga dyqanet dhe supermarketet.

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën, janë regjistruar 55,961,380 persona me Covid-19, ndërsa 1,343,716 të tjerë kanë humbur jetën.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Iconstyle.al/

Shpërndaje
Share.

Komento