Kush janë dy trafikantët shqiptarë që kreu i OFL-së i njoftoi se po hetoheshin (EMRAT)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas pezullimit nga posti i drejtuesit të Policisë Kriminale si dhe zv.drejtorit të OFL-së, për arsye të dekonspirimit të informacioneve operacionale, autoritetet gjermane kanë zbuluar edhe emrat e dy trafikantëve të cilët komunikonin me Artan Shkëmbin.

Mësohet se ata janë Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Avokati i tij Arben Broci u shpreh se Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “encro chat”, e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Ai deklaroi se klienti i tij është i interesuar për zbardhjen sa më parë të kësaj çështje ndërsa theksoi se ai ka drejtuar operacione që kanë qenë edhe më sekret se kjo, por nuk ka çeduar asnjëherë.

Shpërndaje
Share.

Komento